AAK ia prish punën Thaçit, kërkon që të mos shkohet në dialog pa u heq vizat

0
59

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë dorëzuar sot projektrezolutën përmes së cilës kërkuan nga Qeveria që të mos fillohet dialogu me Serbinë, derisa të merret vendimi përfundimtar për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Deri më tani kanë mbështetur rezolutën deputetët Ahmet Isufi, Rasim Selmanaj, Blerim Kuci, Time Kadrijaj, Daut Haradinaj, Muharrem Nitaj e Gani Dreshaj.

Në arsyetim thuhet: Republika e Kosovës ka mbetur vendi i vetëm në rajon tash e sa kohë, qytetarët e së cilës nuk lejohen të udhëtojnë pa viza në zonën Shëngen.

Përveçse padrejtësi, ky përjashtim yni shkakton edhe probleme të mëdha praktike për qytetarët e Republikës në përvojat e tyre profesionale e jetërat familjare.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here