Çfarë po ndodhë me Realin, tani Bale takohet me presidentin Perez

0
39
E ardhmja e Gareth Bale në Real Madrid do të qartësohet gjatë javës së ardhshme derisa ai do të mbaj takime të drejtpërdrejta edhe me trajnerin e ri Julen Lopetegui.

Shumica e lojtarëve të Real Madridit do të kthehen në stërvitje javën e ardhshme – me Bale që është gati të mësojë se a do të jetë në planet e Lopeteguit, e ku pritet që të përgatiten për sezonin e ri në La Liga.

Siç raporton Sky Sports News, përfaqësuesit e Bale pritet që po ashtu të udhëtojnë në Madrid këtë javë ku do të diskutojnë me presidentin e klubit Florentino Peres për të ardhmen e uellsianit.

Reali është lidhur me kalimin e Neymar, Mappes dhe Eden Hazardit këtë verë. Megjithatë, ata do të mund ta humbasin Bale pas largimit të Ronaldos në Juventus.

Por sipas disa raportimeve në orët e fundit Manchester United ende e dëshiron Bale. Megjithatë, për momentin, ende nuk ka ndonjë bisedë me përfaqësues të lojtarit për një lëvizje të këtillë të mundshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here