Çfarë po ndodhë në Korenë e Veriut: Vizita e zyrtarit amerikan shkoi si mos më keq

0
27

Bisedimet e shumëpritura mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Veriut nuk janë duke shkuar në rrugën e duhur, raportojnë mediat amerikane

Rrjeti televiziv CNN raporton që vizita e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, në Korenë Veriore javën e kaluar nuk ka mundur të shkojë më keq.

Sipas burimeve brenda qeverisë amerikane, Pompeo udhëtoi për në kryeqytetin verikorean javën që lamë pas me idenë që takimi me Kim Jong-unin do të shkojë si duhet dhe përpjekjet për të arritur marrëveshje do të shkojnë në rrugë të duhur.

Megjithatë, jo vetëm që nuk pati takim me liderin verikorean, por takimi me palën koreane mbaroi me zhgënjim total nga të dy palët. Burimi i tha CNN’it që bisedimet shkuan ‘si mos më keq’.

“Koreanët thjesht kishin ardhur për të humbur kohë, nuk ishin të interesuar për të përparuar në bisedime”, raporton CNN, duke shtuar që mosprania e diktatorit ishte mesazh i madh në vetvete.

Kriza mes dy vendeve kishte pësuar disa ndryshime pozitive kur diktatura e shtetit të varfër kishte pranuar të takohet me palën jugkoreane dhe amerikane.

Qeveria amerikane do që veriu të shkatërrojë programin bërthamor si dhe t’i japë fund konfliktit me fqinjtë jugorë./metro./

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here