Drejtori i USAID-it: Ndihem i nderuar, asnjëherë s’do e harroj eksperiencën në Kosovë

0
14
Drejtori në largim i USAID-it, James Hope, e ka falënderuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, për medaljen e ndarë për të me rastin e angazhimeve të tij.

Hope ka thënë se ndihet i nderuar që u dekorua dhe ka thënë se puna e tij në Kosovë ishte një eksperiencë e cila do të jetë e paharrueshme, njofton Klan Kosova.

”Tash e kuptoj se pse Kosova dhe Amerika kanë lidhje të veçantë. Kjo ishte eksperiencë e paharrueshme”.

Më tej ai edhe ka thënë se ndihet mirë kur sheh se Kosova po promovohet në mbarë globin si dhe po njihet nga puna dhe angazhimi i USAID dhe ka falënderuar partnerët të cilët iu besuan punën e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here