Ekstradohen edhe dy gylenistë në Turqi

0
55

Agjencia Turke e Inteligjencës (MIT) solli në Turqi dy pjesëtarë të lartë të organizatës FETO, të cilën pushteti i Erdoganit e cilëson si terroriste.

Ekstradimi ka ndodhur nga Azerbajxhani dhe Ukraina, raporton agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency.

Deportime të tilla kishin ndodhur edhe prej Kosovës, ku gjashtë pjesëtarë të kësaj organizate u dërguan në Turqi me kërkesë të shtetit të Turqisë

Kjo ishte bërë temë debati në Kosovë, pasi u cilësua si ndërhyrje e shtetit të Turqisë në punët e brendshme të Kosovës.

Për këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj kishte thënë se nuk ka qenë i informuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here