Gjykata gjermane mund të ekstradojë ish-udhëheqësin katalunas

0
36

Një gjykatë gjermane vendosi të enjten se një kërkesë për ekstradimin e ish kreut katalunas Carles Puigdemont me akuzën e keqpërdorimit të fondeve publike ishte e lejueshme, por refuzoi një kërkesë për ta dërguar përsëri në Spanjë për shkak të rebelimit.

“Gjykata vendosi këtë mëngjes se një ekstradim për shkak të akuzës për keqpërdorim të fondeve publike është i lejueshëm,” tha një zëdhënëse e gjykatës më të lartë në Schleswig Holstein, shkruan Euronews, transmeton Gazeta Epxress.

Duke iu përgjigjur vendimit të gjykatës, prokurorët thanë se së shpejti do të vendosnin nëse do të autorizojnë ekstradimin e Puigdemont i cili u arrestua në mars kur hyri në Gjermani.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here