Haradinaj: Jam shqiptar, nuk jam mysliman – feja nuk është identiteti im i parë

0
70

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kosovarët jetojnë një ”botë tjetër” për dallim nga myslimanët në Lindjen e Mesme.

“Ne jemi një komb euroatlantik, kur ne ishim në telashe, SHBA dhe NATO ishin me ne, kështu që ne i përkasim këtij grupi”, ka thënë ai.

“Unë jam shqiptar, nuk jam mysliman, feja nuk është identiteti im i parë, e vërteta është se ne kemi ekzistuar për më shumë se 2000 vjet, para edhe Muhamedit apo Jezusit. Jetonim si të krishterë për shumë kohë dhe ne e pranonim fenë myslimane nëpërmjet administratës osmane “, ka shtuar më tej Haradinaj për gazetën Middleeasteye.

Aty më tej theksohet se më shumë se 90 për qind e 1.8 milion njerëzve të vendit janë shqiptarë kosovarë dhe myslimanë, institucionet laike janë të çmuara, xhamitë janë më pak të dukshme se ato në pjesë të Lindjes së Mesme dhe ka më pak oreks për ligjin islamik.

Ndërsa kosovarët aspirojnë për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Europian (BE), ata mund të luajnë një identitet islamik për të lehtësuar rrugën e tyre në një klub shtetesh me rrënjë të krishtera.

”Përvoja e Turqisë mund të jetë e dobishme. Ankaraja dhe BE hapën bisedimet e anëtarësimit në 2005, por negociatat janë ndalur, pasi pjesa më e madhe myslimane e 81 milionë njerëzve po “lëviz më larg” nga blloku”, sipas një raporti të fundit të BE.

Për disa avokatë të të drejtave myslimane, kjo përforcon një ide se BE dhe disa nga anëtarët e saj janë armiqësor ndaj islamit dhe nuk duan që miliona myslimanë nga Turqia, Kosova dhe pjesët e tjera të Ballkanit të bashkohen me ta.

Si rezultat artikulli i punuar është potencuar po ashtu se rrallë herë në vendet islamike nderohen presidentët amerikanë megjithatë një gjë e tillë është parë nga ta se dallon në rajonin e Kosovës, duke e quajtur xhep të rrallë të botës myslimane.

Kjo pasi udhëheqësit amerikanë të viteve të kaluara nderohen gjithmonë për shkak të raportove dhe miqësisë që kanë mes vete që nga aksionet për ndihmë në luftën e fundit në Kosovë, njofton Klan Kosova.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here