Juncker për pak të rrëzohej në Bruksel, u ndihmua nga të tjerët

0
24

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker është parë të ketë disa herë probleme me ecjen dhe mbajtjen e balancës. Gjithçka ndodhi para darkës fala në kuadër të samitit të NATO’s në Belgjikë.

Udhëheqësi i Bashkimit Europian disa herë u ndihmua të qëndrojë në këmbë nga presidentët e Finlandës dhe Ukrainës.

Juncker ka thënë se vuan nga ishiasi, sëmundje kjo nga e cila ndonjëherë ndikon në ecjen e tij.

Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa, ka thënë se Juncker është ankuar për dhimbje në shpinë.

Ndërsa nga kabineti i Jean Claude Juncker nuk kanë dashur të komentojnë për këtë duke cituar privatësinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here