Kështu u festua fitorja e Kroacisë në “fshatin kroat” në Kosovë

0
20

Të gjithë bashkë, kroatë e shqiptarë, e festuan mbrëmë fitoren që Kroacia e shënoi ndaj Anglisë. Qindra persona u mblodhën në Janjevë të Lipjanit për ta parë ndeshjen. Në atë vend janë tifozët me të flaktë të ekipit kroat. Kjo ngase në Janjevë shumica e popullsisë i përkasin komunitetit kroat

Ka ardhur nga Kroacia për në Kosovë për ta vizituar familjen e cila i jeton në Janjevë të Lipjanit. Ky person me nënshtetësi kroate thotë se dëshiron të jetë pranë familjes në ditët kur ekipi i Kroacisë po triumfon në futboll. Në këtë mënyrë, kroati shpjegon se i ndien më shumë emocionet pranë familjes.

Gazeta Express, sot ka qëndruar në Janjevë, aty ku shumica e qytetarëve janë kroatë. Ata kanë shpjeguar për emocionet që u ka dhënë fitorja e ekipit të tyre.

“Që nga fillimi i kampionatit, këtu në Janjevë, u organizua ndjekja e ndeshjeve. Ndeshja e mbrëmshme e Kroacisë u përcoll me gëzim të madh. Pas fitores këtu u shënua festa më e madhe që e kam përjetuar deri më sot. Unë jetoj në Janjevë, jam kroat dhe jam krenar me të”, thotë kroati.

I lumtur për fitoren e Kroacisë të enjten është shprehur edhe Andre Kryeziu nga Janjeva.

“E kam pa ndeshjen dhe kam qenë shumë i lumtur. Unë që prej viteve të 90’ta jam tifoz i Kroacisë. Dëshira ime e madhe është që kroatët të jenë kampionë botëror”, thotë Andreu.

E ai shpreson që të dielën të triumfojë Kroacia ndaj Francës.

Të dielën kur në Rusi mbahet finalja në Janjevë po planifikohet festë e madhe.  Shqiptarë e Kroat do ta përcjellin bashkë finalen e ngjarjes me të madhe sportive; Rusia 2018!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here