Më e keqja ende mund të ndodhë në Brexit, thotë kryeministri francez

0
14

Kryeministri francez, Edouard Philippe, ka thënë se një skenar që do të mund të rrëzonte Britaninë nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje, është ende i mundur. E kjo mund të ndodhë pavarësisht planit të Theresa May.

Philippe, vuri në dukje përgatitjet që po zhvillohen për Brexit, por tha se nuk duhet menduar vetëm që ta shmangin të keqën, por të mendojnë gjithashtu se ajo mund të ndodhë.

“Aq më shumë mendojmë se më e keqja duhet të shmanget, aq më shumë duhet të mendojmë se nuk është e pamundur që në fund të ndodhë”, ka thënë ai.

Një Brexit i ashtuquajtur i vështirë do të kishte “pasoja të tmerrshme, për Mbretërinë e Bashkuar në radhë të parë, por gjithashtu edhe për shumë rajone franceze”, shtoi ai, shkruan Euronews.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here