Momenti kur George Clooney përplaset me makinën, ‘fluturon’ në ajër

0
19

Del video e aksidentit të aktorit të njohur George Clooney, i cili përfundoi në spital, pas një aksidenti që pësoi dje teksa ishte në Sardenjë në Itali, duke shkuar me motor në setin e xhirimit për filmin e ri.

Ky është momenti i tmerrshëm kur aktori u përplas me një “Mercedes” që duket se po ecte në korsinë e gabuar në ishullin italian të Sardenjës rreth orës 7 të mëngjesit të së martës. Ai është hedhur disa metra në ajër kur skuteri i tij u përplas me makinën.

Mediat e huaja raportojnë se aktori amerikan, 57 vjeç, thuhet se ishte duke udhëtuar me motorin e tij në Costa Corallina, Puntaldia, kur u përplas me një makinë “Mercedes” të martën në mëngjes, sipas TGR Rai Sardegna.

Një fotografi ne vendin e ngjarjes, tregon një xham të thyer të makinës, duke lënë të kuptohet se George e goditi atë gjatë rrëzimit, por pavarësisht kësaj, gjendja e tij nuk mendohet të jetë serioze.

Në spital shkoi me urgjencë edhe bashkëshortja e tij, Amal. Pas gjithë ekzaminimeve mjeket kane thënë se ai e ka marrë veten.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here