Rama i shtrëngon dorën Trumpit, përdor ministren si “fotografe”

0
10

 

Kryeministri Edi Rama në udhëtimet e tij zyrtare jashtë vendit duket se vuan nga “sindroma” e protagonizmit.

Shpesh Ramën e kemi parë me atlete dhe kostum, gjë që ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare, për mirë apo për keq.

Rasti më i fundit ishte ai i samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Londër, aty ku BBC u tall me atletet e Ramës, duke shkruar: Dikush ka harruar këpucët në shtëpi.

Po ashtu gjatë ditës së djeshme teksa mbahej samiti i NATO-s. Liderët botërorë duke filluar nga Angela Merkel tek Thereza May ishin duke parë në celular ndeshjen gjysmëfinale mes Anglisë dhe Kroacisë.

Edhe në këtë rast Rama shkoi i pari “ngushëlloi” kryeministrin britanike për humbjen: Kupa e Botës po vjen në Ballkanin Perëndimor.

Rama postoi edhe një foto me presidenten e Kroacisë, Kolinda Grobar.

Por duket se sot Rama ka “prekur majat”.

Në samitin e NATO-s ai ka shtrënguar duart me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

Kreu i ekzekutivit shqiptar nuk mund ta lejonte t’i shpëtonte një foto me një ndër njerëzit më të fuqishëm të botës.

Duket se si “fotografe” ka shërbyer ministrja jonë e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila poston edhe foton, me komentin se Trump e paska përgëzuar Ramën për fjalimin e djeshëm.

“Në seancën e sotme plenare të Samitit të NATO, Presidenti Trump përshëndeti posaçërisht Kryeministrin e Shqipërisë për fjalën e tij në darkën e mbrëmshme të liderëve të Aleancës”, shkruan Xhaçka.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here