Shpella në Tajlandë do të kthehet në muze

0
34

Shpella komplekse në veri të Tajlandës, vendi ku u ngujuan 12 djem dhe trajneri i tyre i futbollit për më shumë se dy javë, pritet të bëhet muze.

Zyrtarë të ekipit të shpëtimit kanë bërë të ditur se në këtë muze do të tregohet se si operacioni i shpëtimit u shpalos, duke shtuar se do të jetë një atraksion i madh për Tajlandën.

Të paktën dy kompani gjithashtu janë të interesuara që të realizojnë filma në lidhje me këtë ngjarje.

12 djemtë dhe trajneri i tyre janë shpëtuar dhe gëzojnë shëndet të plotë.

Gjatë operacionit të shpëtimin zhytësi Saman Kunan kishte humbur jetën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here