Tahiri: Presidenti duhet ta udhëheqë dialogun

0
49

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka ftuar partitë politike për konsensus rreth fazës finale të dialogut me Serbinë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka thënë se konsensusin e parë që duhet ta arrijnë partitë është ai për vija të kuqe që Kosova duhet t’i ketë në këtë proces.Ajo ka vlerësuar se vija të kuqe duhen të jenë njohja reciproke, pakoja e Ahtisarit dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB.

Tahiri ka theksuar se Kuvendi duhet ta miratojë platformën për këto bisedime dhe ta autorizojë presidentin dhe ekipin negociator i cili do ta përfaqësojë Kosovën në këtë proces dialogues.

“Të gjitha partitë duhet të angazhohen në një debat parlamentar dhe të arrijnë një konsensus, pastaj Kuvendi ta aprovojë platformën dhe vijat e kuqe si dhe ta autorizojë një delegacion konsensual, i cili do të udhëhiqet nga presidenti për ta përfaqësuar shtetin e Kosovës në këto bisedime”, ka thënë Tahiri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here