Tërmetet vijojnë të “godasin” Shqipërinë

0
15

Pak ditë pasi një valë tërmetesh goditën territorin shqiptar, duket se lëkundjet e tokës nuk kanë të ndalur.

Pas rreth 600 lëkundjesh, tërmetet vijojnë të jenë me intensitet më të ulët kryesisht në qarkun e Durrësit.

Gjatë mëngjesit të sotëm lëkundje të tokës, por disi më të lehta janë ndjerë në zonën e Korçës.

Po ashtu tërmetet janë ndjerë edhe në Fushë – Krujë dhe në Manzë të Durrësit.

Por sipas specialistëve këto lëkundje janë normale pasi atyre të pak ditëve më parë dhe se nuk ka rrezik.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here