Tre persona të paraqitur si shpërndarës të picave arrestohen për kokainë

0
33
Policia ka përfunduar operacionin “Pizza Porosi”, ku tre persona, punonjës në një piceri, shfrytëzonin pozicionin si shpërndarës picash me motorrin e picerisë për të shpërndarë kokainë.

Në pranga u vunë, Gersi Çeça, 28 vjeç, Renaldo Dalipi, 25 vjeç, dhe Albian Avdo, 27 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Nga Seksioni kundër Narkotikëve është organizuar puna për kapjen e tyre në flagrancë dhe më datë 11.07.2018, shtetasi Renaldo Dalipi është konstatuar duke lëvizur në rrugën “Gani Domi” me mjetin tip “Audi” dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjet nga shërbimet e Policisë i është gjetur një qese me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë. Gjithashtu është ushtruar kontroll në picerinë ku të tre këta shtetas punonin ku dhe u bë ndalimi i dy bashkëpunëtorëve të tjerë (shtetasve Gersi Çeça dhe Albian Avdo).

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale : 200 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë, Automjet tip “Audi”, Motori i Picerisë, Tre aparate cellular, Fishekë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here