Trump: Jam thjeshtë një gjeni

0
11

Pas një serie të postimeve në Tëitter, presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbajtur konferencë për media në Bruksel, pas takimit që ka pasur me aleatët e NATO’s, ndaj të cilëve ka pasur shumë kritika. “Jam një gjeni” i tha Trump një gazetarit në Bruksel.

Edhe pse ka pasur krizë në Alenacën Veriatlantike, Trump doli nga takimi i kënaqur që siç duket ka bindur fuqitë evropiane, shkruan Gazeta Express.

Presidenti amerikan e cilësoi NATO-n si “mrekullueshme”.

Trump ngriti tonin gjatë një takimi me dyer të mbyllura, posaçërisht duke veçuar Gjermaninë, Spanjën dhe Belgjikën.

Ai vuri në dukje angazhimet e mëdha financiare nga aleatët e NATO-s si një masë e suksesit të tij, megjithëse nuk ishte menjëherë e qartë se cilat zotime specifike ai siguroi dhe presidenti nuk pranoi të elaboronte më tej se duke thënë se aleatët e NATO-s do të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen dhe më shpejt.

Trump gjithashtu vuri në dukje progresin gjatë vitit të fundit, përpara këtij samiti të NATO-s.

“Ne morëm 33 miliardë dollarë më shumë,” tha Trump, duke treguar për angazhime të mëdha financiare. Trump këmbënguli se “të gjithë në atë dhomë u bashkuan”, duke iu referuar aleatëve të NATO-s.

SHBA-ja ka armët më të mira në botë dhe anëtarët e Aleancës duhet të blejnë armë të tilla, tha ai.

I pyetur nëse kjo do të ndryshojë diçka që ai të hyjë sa më shpejtë në aeroplanin e tij dhe ta lë Brukselin, Trump tha: “Jo unë jam në përputhje me këtë temë. Jam gjeni”, përfundoi Trump.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here