Veseli: Presim që javën tjetër të jepet rekomandimi pozitiv për vizat

0
23

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur i bindur se deri në fund të vitit shtetasit e Kosovës do të lëvizin pa viza drejt BE’së.

Veseli ka thënë se vendimi se rekomandimi pozitiv për këtë nga Komisioni Europian pritet të jepet javën e ardhshme.

“Pritjet e qytetarëve tanë janë që shumë shpejt të kemi rekomandim pozitiv nga Bashkimi Europian. Gjatë javës së ardhshme presim rekomandimin pozitiv. Në të njëjtën kohë jemi në kontaktë edhe me miqtë tanë, miqtë e Kosovës të cilët janë pro liberalizimit të vizave”, deklaroi Veseli në RTK.

“Jemi duke intensivisht në mënyrë që nga futi i vitit të kemi lëvizje të lirë të qytetarëve tanë drejt Bashkimit Europian. Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe në të njëjtën kohë presim që ky progres të jetë i njohur edhe nga vendet e BE’së”, theksoi Veseli.
Ai u shpreh i bindur se problemet me emigrim që kishin shtetet tjera fqinje pas liberalizimit nuk do t’i ndodhin edhe Kosovës.

Kadri Veseli së fundmi zhvilloi një sërë vizitash me qëllim të lobimit për vendim pozitiv të institucionet e BE’së për liberalizimin.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here