Serbët dhe rusët në panik, do t’u merret pasuria në Mal të Zi

0
133

Mijëra të huaj dhe pronarë objektesh pa leje në Malin e Zi do të përballen me telashe pasi deri më 16 korrik, afat ligjor, nuk I kanë dorëzuar dokumentet për legalizim.

Kjo do të thotë se një numër I madh I shtetasve të huaj, pronarë të objekteve pa lehe, në mesin e të cilëve më së shumti ka serbë dhe rusë mund të mbesin pa pasuri.

Nëse nuk I kanë dorëzuar aplikacionet në afatin që u aka caktuar komuna ata do të lënë hipotekë objektet e papërfunduara si garanci që pronarët do t’I paguajnë tatimet.

Sic njoftojnë mediat serbe disa pronarë të ndërtimeve ilegale kanë kontaktuar autoritetet malazeze duke u thënë se nuk kanë qenë të njoftuar për cështjen e legalizimeve dhe se kanë pritur që të njoftohen lidhur me këtë nga organet kompetente.

Por, në Ministrinë e turizmit dhe organin që merret me legalizime kanë thënë se nuk kanë pasur obligim që t’u dërgojnë njoftime të vecanta pronarëve të patundshmërive ilegale .

Ata kanë thënë se kanë bërë një kampanjë intensive rreth kësaj cështje në mediat serbe dhe në mediat ruse në Mal të Zi.

Po ashtu kanë theksuar se qytetarët serbë që kanë prona në Mal të Zi kanë mundur t’I dërgojnë dokumentet për legalizim edhe me postë.

Mediat serbe bëjnë me dijse se rreth 20 mijë pronarë shetates serbë  të vilave në Mal të Zi do të mbesin pa pasuri sepse nuk kanë dorëzuar kërkesat për legalizim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here