Deputetja e LDK-së letër Rikalos: Subvenciono kultivuesit e mjedrës po humbim prodhimet tona

0
34

Depuetetja e LDK-së, Doruntinë Maloku i është drejtuar më një letër të hapur Ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo, për t’i subvencionuar kultivuesit e mjedrës. Ajo thekson se viteve të fundit, rajoni i Llapit është bërë i njohur në mbarë Evropën për kultivimin e mjedrës. Por, çmimi i mjedrës ka pësuar rënie drastike, prandaj Maloku kërkon mbështetjen e shtetit për këta kultivues.
“Brenda dy vjetësh, nga 2.15 euro sa ishte cmimi për një kilogram mjedër, tash ka rënë në 80 cent. Pra, fermerët po përballen me gjendje emergjente. Si përfaqësuese e popullit, si Deputete në Kuvend, kërkoj nga Ju që urgjentisht të ndërmerrni masa për subvencionimin e prodhimit të mjedrës. Nuk kemi luksin të humbim investimet disa vjecare të Komunës së Podujevës, USAID-it si dhe të qindra familjeve, për shkak të neglizhencës suaj ndaj këtij problemi”, shkruan Maloku në profilin e saj zyrtar në FB.

Për shkak të mungesës së Ministrit në seancat e Kuvendit të Kosovës, Maloku tjotë se është detyruar që publikisht të drejtohet me këtë letër e cila sipas sajvjen si shkak i kërkesave të shumta nga fermerët e Llapit për një situatë emergjente.

“Në Komunën e Podujevës, më shumë se 1 mijë hektarë tokë janë të mbjellur me mjedër, ndërsa 469 fermerë janë të certifikuar me standardin Global Gap, që e bën atë, grupin e dytë më të madh në botë për numrin e fermerëve të certifikuar. Kjo është një e arritur shumë e madhe në fushën e bujqësisë. Tregu evropian, cdo vit vërshohet nga “Mjedra e Llapit” duke i lënë pas me kualitet – prodhimet e vendeve të tjera evropiane”, thotë deputetja.

“Situata e njëjtë është në gjithë territorin e Kosovës. Ajo që kërkohet nga fermerët është subvencinimi i prodhimit të mjedrës – pra në cdo kilogram të vjelur, të subvencionohet një shumë e caktuar nga Ministria e Bujqësisë.

Sa për informatën Tuaj, z. Ministër,

Në Komunën e Podujevës më së shumti kultivohet varieteti POLKA, rendimenti i të cilit arrin në 10 tonë mjedra për 1 hektar.

Nëse Qeveria nuk i subvencionon kultivuesit e mjedrës në krejt Kosovën, nga viti i ardhshëm, Kosova më nuk do të ketë as këtë sipërfaqe të mbjellur me mjedra, as fermerë që kanë vullnet të merren me kultivimin e saj.

Mbes me shpresë se kultivuesit e mjedrës do të marrin ndihmën e nevojshme nga shteti”, shkruan Maloku.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here