Debat i ashpër mes opozitës, kapen keq Dardan Sejdiu me Lumir Abdixhikun

0
52

Lumir Abdixhiku i LDK’së është kundërpërgjigjur Dardan Sejdiut, i cili akuzoi LDK’në se para një viti kanë refuzuar ta formojnë së bashku me Vetëvendosjen Qeverinë.
Deputeti i LDK’së, Lumir Abdeixhiku, ka qenë i ashpër nga foltorja, në replikën e tij kundër, partisë tjetër opozitare, PSD’së. Ai i është kundërpërgjigjur , shefit të Grupit Parlamentar të PSD’së, Dardan Sejdiu, se LDK tashmë ka nisur procedura për rrëzimin e Qeverisë.

Ndërsa, deputetit të PSD’së, Abdixhiku i tha se është për keqardhje që atij po i duartrokasin PDK’ja, derisa ai lëshonte akuza në drejtim të LDK’së.

Derisa LDK ka filluar ta bojkotoj votimin në seancat e Kuvendit për t’ia pamundësuar koalicionit qeveritar vazhdimësinëi, Sejdiu ka thënë se LDK është fajtore pse kjo qeveri ekziston.

Sejdiu ka thënë se para një viti, kur PSD ishte akoma pjesë e Vetëvendosjes, kanë lutur LDK’në për formimin e Qeverisë, por që LDK nuk është përgjigjur.

“Po moralizoni tani, ndërsa para një viti, saktësisht në gusht, kur ne ju thonim hajde ta formojmë Qeverinë, ju thoshit se s’keni kohë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here