Nisin procedurat për vendosjen e shtatores së Adem Demacit në kryeqytet

0
95
Sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, është vendosur që në nderim të figurës së Adem Demaçit, të formohet Komisioni për vendosjen e shtatores së tij në sheshin “Adem Demaçi” në Prishtinë, gjithashtu me emrin e tij do të emërohet edhe autostrada Prishtinë-Pejë si dhe Parku i Qytetit të Prishtinës.

Formimin e këtij komisioni e ka konfirmuar Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili në një postim në profilin e tij në Facebook ka thënë se këto emërime do të bëhen në nderim të emrit dhe veprës jetësore të simbolit të rezistencës shqiptare, Adem Demaçit, Mandelës së Europës.

“Në Mbledhjen e sotme të Qeverisë është vendosur që në nderim të emrit dhe veprës jetësore të simbolit të rezistencës shqiptare, Mandelës së Europës, Adem Demaçit, të formohet Komisioni për vendosjen e shtatores së tij në sheshin “Adem Demaçi” në Prishtinë, për emërtimin me emrin e tij të autostradës Prishtinë-Pejë dhe, poashtu, të Parkut të Qytetit të Prishtinës”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, Haradinaj ka thënë se Qeveria gjithashtu ka themeluar dy grupe punuese-teknkine për vlerësimin e të gjitha aseteve në pronësi të gjigantit të “Trepçës”, që do të përfshihen në Statutin e shoqërisë aksionare “Trepça”.

“Në përpjekje të pareshtura për funksionalizimin e “Trepçës”, si kompani ligjore e aftë për të operuar në tregun botëror, Qeveria ka themeluar dy grupe punuese – teknike, për vlerësimin e të gjitha aseteve që janë në pronësi të saj, që ato të përfshihen në Statutin e shoqërisë aksionare “Trepça” dhe njëkohësisht t’u përgjigjemi sindikalistëve të këtij gjiganti në trajtimin dhe ofrimin e zgjidhjeve për të gjitha çështjet sociale të ngritura nga minatorët”, ka theksuar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here