PDK po kërkon shkarkimin e nënkryetarit të komunës së Klinës

0
63

 

Dega e PDK-së në Klinë ka reaguar lidhur me një postim të nënkryetarit të komunës së Klinës në ditën e varrimit të veprimtarit Adem Demaçi.

Sipas këtij reagimi të PDK-së, deklarata e nënkryetarit të Komunës, njëherit sekretari i degës së LDK-së në Klinë, është indinjuese për qytetarët e Klinës.

Përmes këtij reagimi dega e PDK-së në Klinë i kërkon Degës së LDK-së në Klinë që të distancohet nga deklaratat e zyrtarit të saj Besim Hoti. Poashtu PDK-së kërkon nga kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, që ta shkarkojë nënkryetarin nga radhët e LDK-së, Besim Hotin.

Reagimi i plotë:

Reagim i Degës së PDK-së në Klinë lidhur me deklaratën fyese të sekretarit të Degës së LDK-së në Klinë dhe nënkryetarit të Komunës së Klinës, Besim Hoti, për Heroin e Kosovës, Adem Demaçin, në ditën e varrimit të tij.

Në ditën e varrimit të “Heroit të Kosovës” (urdhri “Hero I Kosovës” 2010) Adem Demaçit, kur Kosova po mbante zi për vdekjen e tij, ish kandidati për kryetar të Komunës nga radhët e LDK-së, sekretari i degës së LDK-së në Klinë dhe aktualisht nënkryetar i Komunës së Klinës, Besim Hoti, del publikisht me një deklaratë fyese, nënçmuese dhe shumë diletante për nderin e kombit, fituesin e çmimit “Saharov” për liri të mendimit, njeriun që kombit shqiptar i dha 28 vite të lirisë së tij.

Ai, pra Besim Hoti, në deklaratën e tij publike e quan Adem Demaçin, monstrum dhe përçarës! Deklaratë kjo shumë indinjuese për qytetarët e Klinës, Kosovës dhe gjithë shqiptarët.

Dega e PDK-së në Klinë nuk do të reagonte sikur Besim Hoti të mos barte pozitën e nënkryetarit të Komunës, pasi që do ta konsideronte si deklaratë në lajthitje e sipër, naive dhe pa pasoja. Por z. Hoti duke qenë numri dy në udhëheqjen e Komunës së Klinës ka përgjegjësi të lartë publike.

Nisur nga kjo situatë e krijuar, dega e PDK-së në Klinë kërkon nga Dega e LDK-së në Klinë që të distancohet publikisht nga deklarata e sekretarit të Degës së tyre, Besim Hotit si dhe kërkon nga kryetari i Komunës së Klinës, z. Zenun Elezaj, që të bëjë shkarkimin e Besim Hotit nga pozita e nënkryetarit të Komunës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here