Qeverisja e Bekim Jasharit, për vetëm 3 muaj shpenzon 10 mijë euro në dreka zyrtare

0
73

Ndonëse për tre muajt e parë të vitit 2018 Komuna e Skenderajt ka shpenzuar vetëm 350 euro për dreka zyrtare, për tre muajt në vijim prill-maj-qershor ajo shpenzoi për dreka zyrtare hiç më pak se 10 mijë euro.

Për gjashtë muaj gjithsej për dreka zyrtare janë shpenzuar 14.442.25 euro, por 4.280 euro i janë atribuuar Sami Lushtakut si borxh i vitit 2017. Të hyrat vetjake janë 55,7 për qind më të vogla se në vitin 2017, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Vetëm për tre muajt prill-maj-qershor Komuna e Skenderajt ka harxhuar hiç më pak se 10 mijë euro për dreka zyrtare. Ndonëse Mehmet Berisha, drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim në Komunën e Skenderajt, është përpjekur t’i arsyetojë shpenzimet me harxhimet kinse të shkollave që kanë shënuar përvjetorët, opozita në Skenderaj ka vlerësuar se kjo shumë e mjeteve prej 10.164 eurosh për dreka zyrtare për vetëm 3 muaj kalon dyfishin e shpenzimeve të të njëjtës kategori për 6 muaj të qeverisjes së Sami Lushtakut me komunën e Skenderajt në vitin 2017, kur për dreka zyrtare në periudhën janar – qershor 2017 ishin shpenzuar 5.435 euro.

Edhe në raportin e tremujorit të parë të shpenzimit të buxhetit për dreka zyrtare ishin shpenzuar 4.630 euro, por drejtori Berisha kishte sqaruar në formë të shkruar se nga kjo shumë 4.280 euro janë borxhe për shpenzime për dreka zyrtare nga viti i kaluar, duke precizuar se qeverisja e Bekim Jasharit për 3 muajt e parë të vitit 2018 ka shpenzuar vetëm 350 euro.

Edhe tani në raportin për shpenzimin e buxhetit për 6 muaj të vitit 2018 janë evidencuar saktësisht 14.442.25 euro për dreka zyrtare, por meqë 4.280 “i janë faturuar” Sami Lushtakut, atëherë, siç është precizuar edhe në raport, për 6 muajt e këtij viti për dreka zyrtare janë shpenzuar 10.164 euro, 350 euro për periudhën janar-mars dhe 9.814 euro për periudhën janar-qershor 2018. /zëri/.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here