ORCA: 72 % e profesorëve nuk i justifikojnë titujt akademikë

0
30

Kjo analizë vjen si detajizim i mëtutjeshëm nga të dhënat e mbledhura nga raporti i dhjetorit 2017 me titull “Integriteti Akademik i Profesorëve në Universitetin e Prishtinës” i publikuar nga ORCA.

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka prezantuar analizën për pensionimin e stafit akademik në Universitetin e Prishtinës, specifikisht profesorët e rregullt që nuk justifikojnë titujt e tyre akademik.

Kjo analizë vjen si detajizim i mëtutjeshëm nga të dhënat e mbledhura nga raporti i dhjetorit 2017 me titull “Integriteti Akademik i Profesorëve në Universitetin e Prishtinës” i publikuar nga ORCA.

Në këtë raport thuhet se 72% e profesorëve nuk i justifikojnë titujt e tyre akademik parë nga aspekti i punimeve shkencore që duhen për titujt respektiv. Ajo që ne ngritëm si shqetësim të veçantë ishte rasti i 122 profesorëve të rregullt, të cilët mbajnë titullin më të lartë akademik dhe si rrjedhojë kontratë me kohë të pacaktuar.

“Nga 122 profesorët e rregullt që nuk justifikojnë titujt e tyre akademikë, 36 supozohen të pensionohen në vitin 2018, por deri tani janë pensionuar vetëm 16. Profesori i fundit i rregullt që nuk e justifikon titullin e tij do të pensionohet në vitin 2036. Kjo do të thotë se fëmijët që aktualisht janë 3 vjeçar do të mund të mentorohen në temat e tyre të diplomës në nivelin bachelor te ky profesor; fëmijët aktualisht 5 vjeçar do të mund të mentorohen në nivelin master nga po ky profesor; ndërkaq dikush nga fëmijët aktualisht 10 vjeçar mund ta ketë fatin të mentorohet në doktoraturën e tij/saj nga profesori në fjalë”thuhet në një njoftim të kësaj organizate.

Autoret e analizës, Venera Çoçaj dhe Adea Kondirolli, kanë prezantuar rezultatet dhe metodologjinë gjatë eventit të sotëm. Prezantimi u ndoq nga një panel diskutimi me Rron Gjinovcin, drejtor i ORCAs, dhe Ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi. Këta diskutuan për rezultatet e analizës, avancimet akademike që po ndodhin tani në Universitetin e Prishtinës, dhe cështje të ndryshme të integritetit akademik në arsimin e lartë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here