Ministri Gashi: MKRS-ja rrit 100% buxhetin për Qendrën Kinematografike të Kosovës

0
55
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar sot Qendrën Kinematografike të Kosovës. Gjatë kësaj vizite ministri Gashi ka takuar drejtorin e Qendrës Kinematografike të Kosovës Arben Zharkun, me të cilin ka diskutuar për avancimin e politikave të filmit në vendin tonë, dhe ka konfirmuar se MKRS ka vendosur që ta rrisë 100% buxhetin për qendrën e filmit, po ashtu ministri Gashi ju ofroj përkrahje në forma tjera për institucionin kryesor të filmit në Republikën e Kosovës.
Ministri Gashi tha se “ Jemi këtu që të ju përgëzojmë për punën, angazhimin dhe sukseset të cilat i ka pasur kjo qendër”. Në të njëjtën kohë ju konfirmoj mbështetjen tonë të madhe për punën dhe angazhimin tuaj. “Siç dihet kjo qendër ka pasur buxhet 600 mijë euro për mbështetjen e filmave dhe ne kemi vendosë që këtë buxhet ta rrisim për 100% dhe QKK-ja do ta ketë buxhetin për filma 1 milion e 200 mijë kurse në total buxheti do të jete 1 milion e 400 mijë euro për shkak të punës së madhe që po ndodh në këtë qendër filmi, për shkak të angazhimit të madh dhe për shkak të çmimeve dhe rezultateve që kanë pasur filmat tanë, veçanërisht filmi “Shok” pastaj “Babai”, “Martesa” e shumë filma të tjerë” duke i pasur parasysh këto rezultate ne kemi vendosur që QKK-së t’ia rrisim buxhetin për 100% dhe ti inkurajojmë të gjithë film-bërsit shqiptarë që të vazhdojnë dhe angazhimin e tyre ka thënë ministri Kujtim Gashi.

Me këtë rritje do të përfitojnë shumë film-bërës shumë artist, dhe besojë që tani e tutje do të kemi një industri të filmit edhe me të zhvilluar, deri më tani janë mbështetur dikur rreth 18 filmi ndërsa me këtë rritje do të mbështeten 28 filma dhe ky është një moment i rëndësishëm për QKK-në për filmin dhe për Republikën e Kosovës tashmë filmat tonë janë duke bërë jehonë gjithandej festivaleve ndërkombëtare ka thënë ministri Gashi.

Ndërsa drejtori i qendrës kinematografike të Kosovës Arben Zharku tha se “Fillimisht dua të falënderoi Ministrin Gashi që po na sjellë lajme të mira për QKK-në, por më së shumti për industrinë e filmit që këto vite do të kemi një rritje të konsiderueshme buxhetore për të vazhduar trendin e projekteve filmike me buxhete më të mëdha , për të rritur numrin e projekteve filmike të konkursit të sivjetshëm ka thënë Zharku.

“Filmat e Kosovës kanë krijuar një emër të mirë në festivale ndërkombëtare deri te nominimi për Oskar dhe besoj që me këtë rritje të buxhetit do te vazhdojmë edhe me teje sukseset tona”, shtoi Zharku.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here