Bytyqi: Arsimi i mirë është lufta që e kemi përpara

0
21

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, ka theksuar se arsimi i mirë është lufta që Kosova e ka përpara.

Ai me rastin e ceremonisë së betimit të grupit të pestë të vullnetarëve të Korpusit të Paqes, ka thënë se shoqëria kosovare duhet ta fitojë këtë luftë.

“Andaj praktikat që Korpusi i Paqes kultivon në përvojën e tij dhe traditën e arsimit amerikan janë një vlerë të cilën duhet të përpiqemi orë e çast, ta përvetësojmë në vazhdimësi. Vetëm një arsim i mirë e funksionalizon suksesshëm ekonominë e vendit në gjithë resurset e saj. Kjo është lufta që kemi përpara dhe këtë luftë duhet ta fitojmë si shoqëri”, ka shkruar Bytyqi.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të tij në Facebook:

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here