Lirohet Afrim Rexhepi, kryetari i shoqatës së invalidëve të UÇK-së në Gjilan

0
66
Kryetarit të Organizatës së Invalidëve të Luftës së UCK ne Gjilan, Afrim Rexhepi është liruar nga paraburgimi në Maqedoni. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri.

Rexhepi u arrestua mbrëmë nga autoritetet Maqedonase ndërsa ende nuk janë saktësuar arsyet e arrestimit të tij.

Lutfi Haziri kishte paralajmëruar një konferencë për media pas arrestimit të Rexhepit por në një njoftim për media konferenca është anuluar pasi familjarët e Rexhepit kanë njoftuar se ai është liruar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here