“Eskalon” Shpend Ahmeti për festivalin në Gërmi, përplaset me qytetarë në rrjete sociale

0
33
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk ka mundur të përmbahet nga atmosfera e festivalit Sunny Hill Festival, që u mbajt për tri netë rresht në parkun e Gërmisë.

I fundit nga më të njohurit që performoi në këtë festival, ishte DJ Martin Garrix, i cili edhe e përmbylli këtë festival.

I pari i kryeqytetit, duke përdorur edhe fjalë joadekuate e ka cilësuar festivalin si më të mirën në Evropë.

“Festivali më i madh në Evropë”, ka shkruar kryetari i Prishtinës.

Reagime e qytetarëve kanë qenë të ashpra. Njëri nga ta e ka kritikuar Ahmetin duke e cilësuar si “manjak”, dhe duke e pyetur “se a i ka kry të gjitha punët”.

“Asgje nuk perjashton asgje tjeter.  Prishtina eshte e te gjithëve”, ishte përgjigja e Ahmetit.

Por komentuesi ka vazhduar me kritika. Ai e ka akuzuar Shpend Ahmetin se po promovon koncerte ku shumica e qytetarëve nuk mund të shkojnë për shkak të çmimeve të larta.

Madje e akuzon edhe për gjuhën fyese të përdorur.

“Ne nje vend te varfer si Kosova, ku endrra e te rinjve eshte te largohet, ju promovoni nje koncert elitare qe shumica nuk kan pare me pa. Edhe me shume, ti perdore gjuhe te flliqt. Kjo nuk i pershtatet kryetarit te komunes aspak”, thuhet në replikën e komentuesit.

Në këtë postim të Shpend Ahmetit ka pasur edhe replika tjera, duke e cilësuar festivalin vend ku promovohet droga.

Ndryshe në këtë festival ka performuar në natën e parë edhe këngëtarja Dua Lipa.

Kurse gjatë mbrëmjes së të shtunës në Gërmi ishte arrestuar reperi Action Bronson për shkak të dyshimit se kishte dhezur marihuanë në skenë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here