Pamjet pas masakrës në Vlorë, njollat e gjakut shihen kudo!

0
33
Këtu në Resulaj të Selenicës, ka rënë heshtja e vdekjes. Tetë persona u sharruan me kallashnikovë të premten nga Ridvani i Tmerrshëm.

Por ata që janë gjallë akoma nuk e besojnë çfarë ka ndodhur. Familjarët e viktimave, mbajnë hapur vetëm një shtëpi, për të pritur ngushëllimet. Atë të Azem Zykës, i cili humbi jetën sëbashku me gruan e tij Aferditën.

Në shtëpitë e viktimave të tjera, të Demirit dhe Perries, të Besimit dhe Vasilikës dhe fëmijëve Sara e Ledion nuk lëviz asgjë. Askush nuk hyn e del aty.

Aty ku pihet kafe për ngushëllim, familjarët janë të shokuar nga masakra. Kërkojnë të mos filmohen e as të fotografohen. Ata të presin për të ndarë dhimbjen, por vetëm kaq.

Nuk duan të filmohet as shtëpia e autorit.

E atij njeriu që njihej si rojtari i deleve dhe hajdut i pulave. Të gjitha banesat janë 10 metra larg njëra-tjetrës. Familja e 24 vjeçarit të tmerrshëm, Sadiku, Lindia dhe dy fëmijët e tyre, pasi u morën në pyetje u morën në mbrojtje nga policia, e cila ka frikën e hakmarrjes.

Banori: “Jemi shokuar, s’kemi fjalë.”

Në 10 minuta besohet se ndodhi e gjitha. Afër njëri-tjetrit vrasësi i zuri në befasi. Fillimisht shkoi tek Besim Zykaj dhe e vrau bashkë me gruan dhe dy fëmijët e tij. 11 plumba shkrehu mbi Vasilikën dhe nga katër mbi trupat e kryefamiljarit dhe të vegjëlve. Më pas në oborr ekzekutoi Azemin dhe gruan e tij, të cilët kishin dalë sapo dëgjuan krismat. Për ta mbyllur masakrën e tij me vrasjen e të moshuarave Demir dhe Perie Zykën, kjo e paralizuar. Ai kishte qenë i furnizuar me municion.

Nuk dihet se si, dhe sa kohë iu desh për këte, por ekziston një version që autori ka filmuar atë çfarë ka bërë. Sipas burimeve jo zyrtare, videon ia ka kaluar një të afërmi dhe që aktualisht ajo ndodhet në duart e ekspertëve të hetimit.

Gjyshi i autorit, Kujtim Zykaj, është i vetmi që ndodhet në familjet e viktimave. Demiri ishte vëllai i tij, kurse Azemi dhe Besimi nipërit.

I vetmi i mbijetuar që ndodhej në vendin e ngjarjes, është djali i Demirit dhe Peries, i cili nuk doli nga godina për shkak se nuk dëgjoi zhurmë. Ai është shurdh-memec. Familjeve të vrara, u kanë mbetur gjallë dhe tre jetë, dy fëmijët e Azemit dhe djalit i Besimit, të cilit nuk ndodheshin në fshat./abcneës.al

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here