Trump për kryeministrin e Malit të Zi: Ai është i çmendur, ku*** e dështuar

0
54

Një situatë e tensionuar ishte parë në Samitin e NATO-s që u mbajt gjatë vitit të kaluar, mes presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Kamerat kishin kapur momentin kur Trump e kishte shtyrë Markoviqin përderisa ecnin në një korridor në vendin ku po mbahej samiti në fjalë.

E për këtë moment dhe për atë se çfarë kishte ndodhur më tutje, tregon në librin e saj ish-asistentja në Shtëpinë e Bardhë, Omarosa Newman.

Ajo ka treguar se e ka pyetur Presidentit Trump pse ka reaguar në mënyrë aq agresive ndaj Markoviqit.

“E kam pyetur. U tregove pak agresiv, pse e bëre atë?”, shkruan Newman në librin e saj.

“Oh, ai është i çmendur, ai është një ku*** e dështuar”, ka cituar t’i ketë thënë Trumpi.

Libri në fjalë është promovuar gjatë ditës së djeshme, ndërkaq flet për periudhën përderisa Newman ishte në administratën e Trumpit.

Kujtojmë se Trumpi ndezi edhe më shumë polemikat kur tha se Mali i Zi mund të jetë shkaktar për fillimin e luftës së tretë botërore.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here