Opozita në Mal të Zi me peticion për tërheqjen e njohjes së Kosovës

0
78
Partitë pro serbe në Mal të Zi, kanë njoftuar se do të bëjnë një peticion me të cilin do të kërkohet që qeveria ta tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Fronti Demokratik dhe Këshilli Kombëtar Serb, që përfaqësojnë komunitetin serb në Mal Të Zi kanë thënë se përmes mbledhjes së nënshkrimeve dëshirojnë që ta arrijnë këtë, shkruan BalkanIngisht, përcjell Klan Kosova.

“Së paku 85% e qytetarëve të Malit të Zi nuk e përkrahin njohjen e shtetit të rremë të Kosovës”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Partia Demokratike Popullore – njëri prej grupeve më të mëdha opozitare në Mal të Zi.

Mbledhja e nënshkrimeve do të nisë këtë javë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here