Amnisti e përkohshme per gjobat, qytetarët të regjistrojnë adresën e saktë të shtëpisë

0
74

Në takimin me administratorët e njësive bashkiake të kryeqytetit dhe me drejtorët e ndërmarrjeve nën varësi të Bashkisë së Tiranës, Kryebashkiaku Erion Veliaj bëri të ditur se së shpejti do të bëhet edhe një amendim në ligj për të krijuar një amnisti të re të përkohshme për pezullimin e masës së gjobës për mosdeklarim të vendbanimit.

Në këtë mënyrë, qytetarët do të kenë mundësi që të regjistrohen aty ku kanë edhe adresën e tyre të saktë të banimit.

“Jemi duke punuar për një amendim i cili ka kaluar në Këshillin e Ministrave dhe do të shkojë në parlament i cili do të krijojë një amnisti, pra për ta bërë transferimin pa gjobë të qytetarëve nga vendi ku kanë letrat tek vendi ku realisht banojnë. Së pari dimë kush voton në Tiranë, kush voton në Librazhd, në Malësi të Madhe, kush voton në Sarandë, pra di secili edhe për listat e votuesve kush është kush por mbi të gjitha se votimet janë një herë në katër vjet por jeta në komunitet është përditë. Mbi të gjitha ne dimë dhe kemi një inventarizim të banorëve realë”, tha Veliaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here