Grabitje e armatosur në një bankë në Obiliq

0
114

Në orën 14:00 ka ndodhur një grabitje e armatosur në një institucionin mikrofinanciar që gjendet në rrugën “Hasan Prishtina ” në Obiliq. Hajnat kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave dhe kanë arritur të ikin nga vendi i ngjarjes. Nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg  veprimesh operative dhe hetimore.

Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë,  dyshohet se kjo grabitje është realizuar nën kërcënimin e armëve.

Të dyshuarit që të gjithë maskuar, kanë grabitur një sasi të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë.

Aktualisht policia po punon me përkushtim për të identifikuar  personat e dyshuar dhe vendndodhjen e tyre”, ka njoftuar policia.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here