Infermierja e sapomartuar shpëton 4 jetë

0
32

Një infermiere është konsideruar si heroinë pasi kaloi përmes zjarrit për të shpëtuar jetë në një përplasje makinash gjatë muajit të saj të mjaltit.

Zhou Wei 26 vjeç, po udhëtonte me burrin e saj në një autostradë në perëndim të Kinës muajin e kaluar kur panë dy makina që u përplasën me njëra-tjetrën para se të shpërthenin në flakë, sipas mediave kineze.

Sipas Daily Maily, Zhou dhe kalimtarët e tjerë kaluan te makinat e djegura për të shpëtuar katër pasagjerë të bllokuar dhe gruaja e sapomartuar, e vetmja profesioniste në fushën e mjekësisë, kreu trajtim urgjent ndaj tyre.

Zhou tha se ajo vendosi ta bëjë këtë sepse shpëtimi i jetëve ishte puna si dhe përgjegjësia e saj. Të gjithë të plagosurit më pas u morën nga një ambulancë që shkoi rreth 20 minuta pas aksidentit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here