Kur do të largohet nga politika?! Rama citon “refrenin” për Sali Berishën

0
21

Përveç shumë çështjeve të tjera, në emisionin “Open” në Top Channel, Edi Rama foli edhe për kohën se kur ai do të largohet nga politika.

Kryeministri ishte duke folur për Sali Berishën kur u pyet dhe menjëherë u shpreh se nuk ka ndërmend të qëndrojë deri në moshën e “doktorit”.

“Nuk do të katandisem kështu si “doktori” 80 vjeç dhe të përgojojë dynjanë. Unë nuk e lejoj veten të përfundoj si ai. Me siguri do të largohem shumë më përpara se të vijë dita që së largu të mund të mendohet se do të bëhem si puna e Berishës dhe sinqerisht më vjen keq për të”, tha Rama.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here