Rakitic: Nëse Messi nuk është më i miri në botë, atëherë duhet të jetë Modrici

0
8

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, beson se çdo çmim individual të cilin nuk mund ta fitojë Lionel Messi në këtë stinor duhet ta fitojë bashkëlojtari i tij te Kroacia, Luka Modric.

Pasi e mori Topin e Artë të Kupës së Botës, pasi e udhëhoqi Kombëtaren tij deri në finale, Modrici është emëruar si Lojtari më i mirë sipas UEFA-s dhe është kandidat për ta fituar çmimin e Lojtarit më të mirë sipas FIFA-s, transmeton Gazeta Express.

“Nëse ekziston ndonjë çmim individual që Messi nuk mund ta fitojë, atëherë pa dyshim që në këtë stinor ato çmime duhet të shkojnë te Luka Modrici”, tha ai për Marca.

“Ky ka qenë viti i tij dhe jam shumë i lumtur për të”.

“Nëse Messi nuk është më i miri, atëherë duhet të jetë Modrici”.

Përveç që e ndihmoi Kroacinë që të mbërrijë deri në finale të Kupës së Botës për herë të parë në histori të vendit, Modrici e ndihmoi po ashtu edhe Real Madridin që ta fitojë Ligën e Kampioneve në maj të këtij viti.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here