Uragani zbarkon në SHBA, përmbyten rrugët

0
22

Uragani “Florens” ka zbarkuar të premten në Shtetet e Bashkuara, duke dhënë menjëherë efektet e tij shkatërruese. Rreth 500 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike dhe rrugë të shumta janë përmbytur nga shirat, që nga llogaritjet do të jenë plot 64 trilionë litra.

Uragani “Florens” është përplasur në Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike në mbi gjysmë milion shtëpi dhe shembjen e shumë ndërtesave.

Qendra e uraganit është lokalizuar në Plazhin Rajtsvill, në Karolinën e Veriut, me erëra që fryjnë deri në 150 kilometra në orë. Shirat dhe rritja e nivelit të detit kanë përmbytur gjithashtu zonat bregdetare. Mbi 60 persona u shpëtuan nga një hotel në shembje gjatë orëve të natës dhe autoritetet kanë përsëritur urdhrin e evakuimit për 1.7 milionë banorë.

Guvernatori i Karolinës së Veriut, Roy Cooper ka deklaruar se uragani do të jetë një provë mbijetese, por edhe një test për gatishmërinë, bashkëpunimin dhe durimin.

“Kemi një mysafir të paftuar që nuk dëshiron të largohet”, ka deklaruar Cooper.

Të enjten Qendra Kombëtare për Uraganët njoftoi se stuhia kishte humbur fuqi, duke u degraduar në kategorinë 1, por me të hyrë e premtja kushtet meteorologjike në Bregun Lindor u përkeqësuan, me erërat që rifituan shpejtësi duke fryrë me 9.5 kilometra në orë, shoqëruar me shira të dendura që brenda pak orësh kanë përmbytur rrugët.

“Florens” pritet të derdhë deri në 68 trilionë litra shi në tokën amerikane, kryesisht në Karolinën e Veriut, më pak se uragani “Harvej” që vitin e kaluar derdhi plot 124 trilionë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here