Flet 112 vjeçarja, “Sekreti i jetëgjatësisë është Whisky”

0
72

Njeriu më i vjetër në Angli është është një grua që quhet Grace Jones. Ajo sot ka festuar 112 vjetorin, dhe thotë se sekreti i jetëgjatësisë është të pish whisky çdo ditë. Grace Jones, e cila njihet si Amazing Grace, mori titullin “Njeriu më i Vjetër” pas vdekjes së Olive Evelyn Boar në muajin gusht.

Mbajtësja e rekordit thotë se për jetëgjatësinë e saj i detyrohet një gote whisky Famous Grouse, çdo natë për 62 vite rresht. Jones ka lindur më 16 shtator të vitit 1906. Ajo ka kaluar 26 kryeministra dhe i ka mbijetuar të dyja luftërave.

“Nuk e harroj kurrë gotën time të përnatshme. Është e vetmja gjë që konsumoj në darkë,” thotë 112 vjeçarja.

“Whisky të bën mirë për shëndetin. Unë fillova të pi çdo natë kur mbusha 50 vjeç. Nuk kam ndërmend të ndaloj tani,” u shpreh Grace, ndërsa shton se doktori i ka thënë që bën mirë që konsumon whisky. Pija e ndihmon për zemrën.

“Ndihem njësoj sikur të isha 60 vjeç,” tha ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here