Hani i Hotit, sekuestrohen birra, verë dhe vaj

0
65

Shërbimi Doganor i Degës së Hanit të Hotit njoftoi se në bashkëpunim me grupet e Antikontrabandës dhe Hetimin Doganor, gjatë kontrolleve të ushtruara ka konstatuar, se në automjetin tip Benz, te shtetasit me inicialet E.D., ishin fshehur mallra të padeklaruara, të cilat synonte t’i fuste në territorin shqiptar kontrabandë nga Mali i Zi.

Në automjetin e këtij shtetasi janë sekuestruar mallra të cilat duhet te paguanin akcize dhe takse doganore.

Mallra kontrabandë te kapura janë birrë, vaj motorri, vaj gatimi dhe verë, për të cilat u be akt bllokimi, u sekuestrua malli dhe mjeti u shoqërua për në terminalin e doganës për veprime të mëtejshme doganore. Në foto duket se pijet janë fshehur në gomat e automjetit.

Sherbimi Doganor Shqiptar i ben thirrje te gjithe qytetareve, te cilet kalojne mallra tregtare, qe nuk jane per perdorim personal duhet ti drejtohen ketij sherbimi per te kryer procedurat doganore. Kalimi i mallrave per qellime tregtare, referuar Kodit Doganor, eshte i ndaluar pa kryer proceduren doganore.

Gjithashtu kur rasti eshte i perseritur, personat ndiqen penalisht deri ne ndalimin e tyre pavaresisht nga vlera qe kane mallrat te cilat disponojne.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here