Muzika, politika dhe antisemitizmi i Wagnerit

0
29

Adolf Hitleri nuk është i pari që u përpoq të masivizonte idenë e superioritetit të racës ariane. Në radhët e falangave të tyre ishte dhe Richard Wagner.

I pari që ka frymëzuar antisemitizmin ka qenë racisti Arthur de Gobineau (Ese mbi pabarazinë e racave njerëzore). Termi “Antisemitizëm” u krijua në vitin 1879 nga Wilhelm Marr, një agjitator gjerman. Wagner ishte një nga mbështetësit e Gobineaut. Anarkist në thelb të formimit të tij, sulmoi pafre organizmin social të kohës, e u bë ylli i revolucionit të dështuar të vitit 1848 në Dresden. Për pamfletin socio-revolucionar “Arti dhe revolucioni” u dënua me vdekje.

Ai iku në Cyrih. Papritur filloi të gjejë sukses. Me “The Mastersingers of Nuremberg” u quajt si një nga kompozitorët më të mirë të vendit dhe nga 1871 u bë përfaqësuesi i politikave kulturore. Friedrich Nietzsche e akuzoi Wagnerin për trajtimin e muzikës dhe tingujve si mjete halucinante. Karl Marxi e quajti “muzikant i shtetit”, duke pasur parasysh bindjet ideologjike të muzikantit.

Bazuar tek miti i Nibelungëve, ai krijoi në 1874 një klub për të përhapur idealet e Gobineaut.

Wagner vdiq në 1883, por njerëzit që i kishin besuar vijonin ta donin. Wagner ishte autor i shkrimeve të shumta politike, dhe përmes Hard Bayereuther Blatterit bënte thirrje për “shkatërrimin e hebrenjve.”

Hitleri dhe Wagneri nuk u takuan kurrë, por Hitleri ishte një mbështetës i njohur i Wagnerit për ideologjitë dhe muzikën.Kur vizitoi varrin e Wagner, nuk arriti t’i përmbante dot emocionet.

Wagner ëndërronte gjatë gjithë jetës dhe aktivitetit artistik një revolucion social për Gjermaninë: për reformimin e teatrit dhe kulturës gjermane. Në këtë periudhë revoltat shpërthyen në Evropë. Idealet e Wagnerit bazoheshin në virtytet e lindura të një populli dhe luftonte që të zhbënte skepticizmin nga mendjet e gjermanëve. Ai nuk donte në fakt që të rrëzonte sistemin apo monarkinë, kërkonte vetëm revolucionin kulturor e mental të popullit të tij. Në Zvicër publikoi shkrimet e tij: “Arti dhe Revolucioni”, “Arti i së Ardhmes”, “Hebrenjtë në muzikë” dhe “Opera dhe drama”. Hebreun e shihte si materialist, fakt që frymëzonte instinktin antisemist tek artisti. Kritikonte fort Johann Sebastian Bachun, sepse ai frymëzonte muzikën e Felix Mendelssohnit, një tjetër artist çifut.

Muzika e Wagnerit ishte e rrezikshme, kapluese, shprehje e superioritetit gjerman që po përpiqej të ngrihej i rëndë, që më pas solli tragjedinë që të gjithë e njohim në mes-shekullin e XX-të. /konica.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here