Gazetari Artan Hoxha zbulon detaje për grupin kriminal “Bajri”

0
73

Pak orë pasi policia e Shtetit dhe prokuroria njoftuan për rezultatet e operacionit Oaz, ku u arrestuan 11 persona, si pjesë e grupit kriminal Bajri në Shkodër, gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, ka thënë se ky operacion është ndërkombëtar dhe ka patur një rezultat të suksesshëm.

Pak orë pasi policia e Shtetit dhe prokuroria njoftuan për rezultatet e operacionit Oaz, ku u arrestuan 11 persona, si pjesë e grupit kriminal Bajri në Shkodër, gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, ka thënë se ky operacion është ndërkombëtar dhe ka patur një rezultat të suksesshëm.

Hoxha ka thënë se dy nga akuzat më të rënda që rëndojnë për të arrestuarit e këtij grupi, janë ato të vrasjes me dashje të dokumentuara. Gazetari Artan Hoxha ka treguar në studion e lajmeve në Report Tv se 2 vrasjet e dokumentuara nga policia, janë ato të viteve 2000, ku më 7 shkurt 2001 Behar Bajri dhe Ilir Bajri akuzohen se kanë vrarë Arben Tuzin në Tiranë.

Hoxha ka thënë se vrasja e dytë për të cilën akuzohen Bajrajt është ajo e 20 qershorit të vitit 2002, për Fabiola Bajrin, që ka qenë gruaja e Behar Bajrit. Fabiola Bajri është raportuar si vetëvrasje, ka thënë gazetari Hoxha, ndërkohë që ende nuk dihen provat e reja që ka gjetur prokuroria për këtë dosje.

Intervista e plotë:
Operacioni në Tiranë, Shkodër, Roterdam dhe Bruksel, çfarë ndodhi dje?
Operacion ndërkombëtar, hetim i kryer nga prokuroria por edhe autoritetet belge dhe holandeze. U asistua policia nga autoritetet belge dhe gjermane. Kemi një aksion që dje ka patur veprime konkrete në disa zona të Shkodrës, Tiranë, Roterdam dhe Bruksel. Nuk dihet ende kush janë të shoqëruar, e kush të arrestuar. Dje u arrestuan 7 persona, më 6 shtator u arrestuan 4 persona pas vrasjeve në Shkodër, që kulmuan me vrasjen e biznesmenit Arjan Ferracaku. Në pamje të parë kemi të bëjmë me një operacion të suksesshëm, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare. Nga renditja që ka bërë policia e Shtetit personave të arrestuar, emri i parë dhe më i rëndësishëm është Behar Bajri. Behar Bajri deri para disa ditësh ka qenë në Shkodër, se di pse u arrestua jashtë vendit. Të gjithë ndalimet janë bërë me vendim të Gjykatës për Krimet e Rënda. Ndoshta më 6 shtator s’kanë qenë gati këto urdhër-arreste. Behar Bajri, Ilir Rustemi është vëllai i Safet Rustemit. Pas 3 seancave shumë të zjarrta në seancat belge, Safet Rustemi u kthye në Shqipëri nga një gabim i gjykatave belge, që e kishte depërtuar nga vendi. Ndërkohë pjesa tjetër e të ndaluarve, Astmer Bilali është në arrest shtëpie. Ndërkohë 3 të tjerët, Ilir Rustemi, Erogen Brajoviç nuk figuron në listë dhe Emrah Plaku, janë nën masë sigurie arrest me burg 30 ditë. Nuk e di nëse me masat e reja janë përfshirë edhe këta.

Si u arrestuan anëtarët e grupit të Bajrajve?
Janë përdorur metoda speciale, përgjim, dronë, janë përgjuar telefonat. Edhe operacioni i datës 5 që pamjet e para që dolën nga operacioni i RENEA-s, dolën nga një lokal në lagjen Dobraç në Shkodër, ku jeton familja Bajri. Policia u kujdes që pamjet të dilnin aty. Gjatë aksionit të djeshëm, ndërhyrja në Tiranë është bërë në një zonë pranë Xhamllikut, në një bilardo. Aty janë ndaluar Safet Rustemi dhe 2 të tjerë, pjesa tjetër është bërë në Shkodër. Në Shkodër janë arrestuar Ismet Idrizi, dhe të tjerët. Mënyra si do të vijojnë hetimet është e rëndësishme. Ai që cilësohet si drejtuesi kryesor i grupit nuk është Safet Bajri. Unë kam dosjen hetimore të prokurorisë belge dhe personi tjetër është Enver Bajri, që është kryesori dhe nuk është ndaluar. Po të shohësh vendimet e policisë dhe prokurorisë, nuk i ka bërë RENEA aksionet. Janë disa detaje që do të dalin, në informacionin që kam unë, edhe skuadra operacionale janë identike. Dallimi është që kemi të bëjmë me një skuadër civile që nuk identifikohet. Skuadra operacionale ndërhyn kur nuk duhet rënë në sy, kjo skuadër grumbullon informacion dhe gjurmon, në dallim nga RENEA.

Sa kohë kishte që lëvizte Safet Bajri në Tiranë?
Një pjesë e këtyre personave që pas datës 6 shtator kanë lëvizur nga qyteti i Shkodrës. Sigurisht, në intervistën që unë i mora, ai tha se priste që të vinte dosja nga autoritetet belge. Në Lushnje dhe Elbasan, janë arrestuar disa persona. Në akuzat që janë bërë janë një mori akuzash.

Këtu të ndalemi, ka një sërë akuzash nga vrasja tek trukimi i ndeshjeve. Janë akuzat e autoriteteve shqiptare këto?
Po, sepse autoritetet shqiptare nuk kanë marrëveshje ekstradimi. Se di si do të funksionojnë për Behar Bajrin. Të dyja prokuroritë që kanë hetuar do të shkëmbejnë informacion mes tyre. numri i madh i akuzave, të kemi parasysh se jemi në momentin e ndalimit, më vonë mund të bien ose mund të shtohen. Çdo njeri që kapet me armë, ka një akuzë të tillë. Në 5 shtator, RENEA sekuestroi 4 automjete të blinduara, 4 në Kiras e 2 në Dobraç. Për mënyrën si ata funksionojnë, kjo është normale. Dhe Safet Bajri është kapur me armë. Hetimet janë bërë nga prokurori Blerim Tominaj, një prokuror i vjetër. Më ranë në sy dy çështje: Vrasje të ndodhura në Shkodër, 7 shkurt 2001 dhe 20 qershor 2002. Kam hyrë në arkiv
Ngjarja e vitit 2001 bëhet fjalë për vrasjen e vitit 2001 në Tiranë ku u vra Arben Tuzi në Vasil Shanto, hetimet për këtë ngjarje janë zhvilluar më vonë. Pas 17 vitesh është rihapur kjo dosje, në atë kohë Behar Bajri ka qenë 20 vjeç. Edhe Ilir Bajri ka qenë shumë i ri.
Më 20 qershor 2002 është vrarë Fabiola Bajri, 16 vjeç. Në fakt, ka patur një hetim. Ajo ka qenë gruaja e Behar Bajrit, në atë kohë është dalë në përfundim se ka qenë vetëvrasje. Nuk dihet se cila ka qenë prova e re. Këto janë dy ngjarjet më të rënda dhe janë të vjetra në kohë. Janë ngjarje të mbyllura dhe të rihapura. Për rastet e tjera nuk është dhënë informacion cilat kanë qenë konkretisht.

Si ka funksionuar gjobëvënia e këtij grupi?
Zona territori brenda të cilave gjenden edhe tregjet e qytetit. Këto lloj tregjesh detyrohen që të paguajnë një pagesë të rregullt personave që kontrollojnë territorë të ndryshme. Për të garantuar jetën dhe biznesin. Ky operacion nuk do t’i japë fund asaj që po ndodh në Shkodër. Sepse kur policia ndërhyri, ndërhyri në dy zona. S’kemi asnjë goditje në Kiras, vetëm në Dobraç. Në rast se duam ta zgjdhim duhet të jetë goditja gjithëpërfshirëse. Operacionet do të vazhdojnë. Në dijeninë time po. Ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën. Por nuk jepen detaje dhe prova. Kemi të bëjmë me grupe që janë mbi 20 në aktivitet. Ky ishte grupi më i rrezikshëm. Tani do të shohim rivalin e grupit kriminal më të fuqishëm në Veri dhe forcën e policisë. T’i vihet fre akuzave politike.
Krimi nuk ka ngjyrë në Shqipëri. Mjafton të gjejë akses. Në vitin 2013, Armir Grimaj ka qenë kandidat i PD. Safet Bajri ka qenë mbështetës i PD, deri para 2-3 muajsh ka qenë në mbrojtje të bashkisë Shkodër dhe po mblidhte vota. E ka thënë dhe në intervistën me mua.

Në intervistë ai ka thënë se ka qenë kryevëzhgues i PD-së në zgjedhje. Familja e tij është në mbështetje me të majtën. Janë akuzuar për lidhje, për favorizim nga qeveria. Pas vrasjes së Fatbardh Licit, vëllai i tij, ka thënë se po na sulmon banda e qeverisë, nuk e ka thënë me emër por iu referua familjes Bajri. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Berisha, madje në njoftimin që ka bërë sot, falenderon  policinë belge. Sipas Berishës, qeveria ka kapur bandën e tij. Në Shkodër duhet të goditen dhe të ndërpritet i gjithë seriali i vrasjeve që nga mina e telekomanduar që iu vu Lulzim Kullës. Kur kemi një luftë të tillë, me vrasjen e Boran Bërçanën situata u agravua dhe ndodhën disa vrasje që janë pa autorë, përfshirë dhe Fatbardh Licin. Ngjarjet për mënyrën sesi ndodhën, kemi të bëjmë me dallime të forcave politike. Mbështetini të gjithë personat që janë të përfshirë në vepra kriminale. Ndërkohë unë kam dosjen e autoriteteve belge.brenda javës së parë të gushtit, kanë ardhur agjentë federalë. Nuk e publikova lajmin, mes tyre është një personazh shumë i njohur, oficeri federal Stiven, që flet shqip. Është belg dhe është një nga gjurmuesit më të mirë të shqiptarëve në Belgjikë. Në listën e autoriteteve belge përfshihen Safet Rustemi, Sokol Shitani, Tomorr Miftani, Milan Borisov, pra siç shihet ka shumë shqiptarë. Në një klub ka patur një përplasje, duke parë të gjithë dosjen në tërësi duket e pamundur të falënderosh dikë dhe të mos falënderosh këtë këtu në Tiranë. Po të kishte dekonspirim s’do kishte arrestim. Nga e gjithë lista, vetëm njëri nuk është kapur.

Një nga akuzat është trukimi i ndeshjeve, emri tjetër është Armir Grimaj dhe Fabiol Rexhepi?
Unë e njoh, ka qenë portier dhe kapiten tek Vllaznia, pastaj drejtues e derisa u bë trajner i klubit të femrave. Se di në çfarë elementësh është përfshirë, do dalë nga hetimi. Nuk është hera e parë që në Shkodër ka patur dyshime të tilla. Një ish-trajner dyshohet se ishte në kontakt me një person të tillë, dhe në rastin konkret do të jenë hetimet që do të zbardhin këtë problem. Edhe Astmer Bilali ishte sportist. Kanë njohje personale, por ne do ta mësojmë në fund të historisë. Ngjarja më e rëndë në hetim kanë qenë vrasjet e vitit 2001, 2002. Ka patur hetim dhe dënim, por sërish janë rihapur. Se dimë ende cilat kanë qenë provat e reja që janë gjetur. Policia thotë se Enver Bajri është në kërkim dhe nuk është kapur. Është fakt që ai s’është kapur. Akuza që është bërë në zgjedhjet e vitit 2017, është se familja Bajri ka ndihmuar PS dhe të majtën në Shkodër. Pra nëse në 2013, Armir Grimaj ka qenë kandidat i PD-së, sot u godit grupi i Bajrit, që akuzohej se ishte familje që mbështeste të majtën.

A është ky operacioni më i rëndësishëm?
Me ata që kam mundur unë të kontaktoj, të gjithë nuk e fshehnin dot gëzimin për atë që kishte ndodhur. Pamë deklaratën e ministrit, Donika Prela dhe Blerim Tominaj, pjesë e 10-çes së famshme, ishin bashkë. A është ky një operacion më i madh?! Nga rezultatet që ka patur Forca e Ligjit, është suksesi më i madh, po të kemi parasysh goditjet që janë bërë gjatë kësaj kohe dhe nga 5 shtatori i këtij viti, nga operacionet në Rremas, Divjakë dhe urojmë që policia të bëjë  të njëjtën gjë në Shkodër sepse ende ka rrezik. Duhet të vazhdojë edhe në qytete të tjera ku ka grupe që e kanë shtrirë aktivitetin e tyre në Shqipëri dhe jashtë vendit./Shqiptarja.com/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here