Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Arbëria e Epokës së tij

0
245

1468, 17 / 1 / : Fiket nji yll i shkёlqyeshёm nё qiellin e botёs sё krishtênё, I vetmi ndёr njerzit e mbёdhaj tё shpatёs qi ka pasun me siguri historike gjak tё kulluet Arbneshi, qi ndёrmjet dý botash tё kacafytuna pёr jetё e pёr dekё pёr triumfin e nji mёnyre t’adhurimit tё nji Zoti tё vetёm, ai zgjodhi atê qi i desh shpirt’i vet e nё tё cilёn bânte pjesё popull’i vet. Skёnderbeu diq nё Lesh, nё kulmin e lavdisё ushtarake, tue pasё triumfue kundra dy mbretnave nga mâ tё mёdhajt tё perёndorís mâ sё madhes nё kohёn e tij. Rroi 63 vjet, trashigoi prej t’et princnín mâ tё fuqishmen ndёr sa kishte Arbnija aso here, dijti t’a zgjânoi kёtê jo pёr nji qёllim egoist tё vetёm, por pёr t’i shёrbye mâ mirё idealit qi e frymzonte pёr tё mirёn e pёrbashkёt. Luftoi pёr ket’ideal 24 vjet, shpesh herё i tradhtuem prej shokёsh si Lek Dukagjini a prej Pushtetesh tё krishtêna si Venetija, i pёrkrahun mâ tepёr me fjalё se me punё prej tjerash.”

MUSTAFA MERLIKA – KRUJA

Viti 2018, si vit jubilar i historisё sonё, ose mё saktё, i pjesёs mё tё ndritur tё saj, qё 550 vite mё parё, mё 17 janar 1468, me kalimin n’amshim tё Gjergj Kastriotit, do tё mbyllte njё epokё, na kthen vёmёndjen n’atё periudhё historike qё pёr shqiptarёt, nё sajё tё fuqisё marramendёse tё ngjarjeve dhe rёndёsisё kontinentale tё pёrfundimit tё tyre, mbeti nё kujtesёn e kombit si “shekulli i madh”, “koha e Arbёrit”, dhe u bё burimi mё i kthjelltё i frymёzimit pёr shekujt pasardhёs.

Shekujt, nё rrjedhёn e tyre tё natёs sё tejzgjatur tё pushtimit osman, i ruajtёn nё kujtesё ngjarjet e asaj epoke, duke i pasuruar me elementё tё legjendёs e duke i mbuluar me njё vello tё ndritёshme pёrfytyrese, nё tё cilёn mbizotёronin ngjyrat e ndezura tё periudhёs “zulmёmadhe”. Ishte kjo mёnyrё paraqitjeje njё domosdoshmёri pёr Shqipёrinё e dy shekujve tё fundit, pёr tё patur njё pikё mbёshtetjeje e frymёzimi, qё do tё shёrbente si material lidhёs i veçorive tё ndryshme tё botёs shqipfolёse, nё kuadrin e kёrkesave madhore qё shtronte koha nё drejtim tё vetёdijesimit kombёtar e tё shtetformimit.

Por sot, mbas 550 vitesh tё ndёrrimit jetё tё kryeluftёtarit, mbas 140 vitesh tё fillimit tё ngjarjeve tё Lidhjes sё Prizrenit, pёrballimit tё parё tё madh tё ndёrgjegjёsimit kombёtar tё shqiptarёve me Evropёn mosmirёnjohёse, kundrejt flijimit tё tyre pёr tё mbrojtur krishterimin evropian katёr shekuj mё parё, mbas mё shumё se njёqindvjetori tё krijimit tё shtetit tё cunguar e tё pavarur, mendoj se bёhet i domosdoshёm njё rishikim objektiv i historisё sё vёrtetё t’asaj periudhe. Nuk bёhet fjalё pёr njё rishkrim nga e para, por pёr njё rishikim tё veprave tё ndryshme qё janё shkruar nё kёta pesё qindvjetorё pёr Arbёrinё e shekullit 15 dhe figurёn kryesore tё saj, Gjergj Kastriotin, Skёnderbeun.

Kёtё kёrkesё e ka vёnё nё dukje At Athanas Gegaj, nё studimin e tij, si tezё diplome nё vitin 1936, pёr tё cilin njё tjetёr studjues i thellё, Fan S. Noli shprehet kёshtu :”Kjo vepёr, e cila merret kryesisht me kryqёzatёn e Skёnderbeut, ёshtё ndofta mё e mbaruara qё ka parё dritёn gjer mё sot, si nga forma, nga lёnda dhe nga baza dokumentare.”  Nё hyrjen e veprёs sё tij, historiani Gegaj vё re se :

Pjesa mё e madhe e historianёve, edhe tё sotёm, mbёshteten shumё tek kronikanёt e kohёs, e nё veçanti tek Barleti, por kёta kronikanё kanё shtrembёruar haptazi tё vёrtetёn, duke dramatizuar ngjarje e duke idealizuar Skёnderbeun. Pёr t’u ruajtur nga ekzagjerimet e kёtyre kronikanёvet dhe pёr tё gjykuar mё drejt mbi pohimet, shpesh kontradiktore tё historianёve tё kohёs, kemi bёrё kёrkime nё burimet arkivore, pjesa mё e madhe e tё cilave janё tё botuara. Besojmё qё kjo analizё ka lejuar tё nxjerrim mjaft gabime detajesh dhe shumё gjykime tё gabuara ose tё pasakta.”

Mendoj se kёta njoftime, qё parashtronte nё vitin 1936 atёherё studenti Athanas Gegaj,    mbeten tё vlefshme edhe sot, mbas mё shumё se  tetёdhjetё vitesh, nё tё cilёt ajo periudhё rrёnjёsore e historisё sonё ёshtё lёvruar nga studjues tё vjetёr si Noli, Kruja, Sirdani, Korça, Ermenji e ndonjё tjetёr, apo mё tё vonshёm nё kohё si Buda, Godo, Frashёri, Daci, Drançolli, Plasari etj. Mendoj se detyrё e historianёve ёshtё tё ndajnё tё vёrtetёn historike nga elementёt e folklorit apo legjendёs, nё mёnyrё qё shqiptarёt, pёr pjesёn mё tё rёndёsishme tё sё shkuarёs sё tyre, tё kenё njё tabllo tё qartё, tё vёrtetё, tё pёrcaktuar saktё nё pёrbёrёsit e tij kryesorё.

Mё duket se njё nga elementёt mё tё rёndёsishёm tё historisё sё Gjergj Kastriotit, ёshtё pёrcaktimi i saktё i moshёs nё tё cilёn ai braktisi familjen dhe shkoi nё oborrin e sulltanёve otomanё. Kundёrshtimi ndёrmjet historianёve tё vjetёr e tё rinj, mbi vitin e marrjes peng tё heroit, krijojnё njё paqartёsi tё madhe. Nuk do tё kishte shumё rёndёsi ky fakt, nёse nuk do tё hapte njё tjetёr arsyetim nё lidhje me vazhdimёsinё e jetёs sё tij. Dhimitёr Frengu, Gjon Muzaka, Marin Barleti, Paolo Jovio e tё tjerё autorё tё shekullit 15 e 16 pranojnё njёzёri se djemtё e Gjon Kastriotit, ndёrmjet tyre edhe Gjergji, u dorёzuan peng tek Sulltan Murati I, kur ky i fundit ishte vetёm tetё vjeç. Duke mbajtur parasysh faktin se deri nё moshёn 39 vjeç, kur ai u kthye nё Shqipёri mё 1444, kontaktet me familjen e Vendin e lindjes, simbas atyre autorёve, kufizoheshin me ato tё tё dёrguarve tё ndryshёm, krijohet njё farё mosbesimi mbi mundёsinё e ruajtjes sё dashurisё pёr familjen dhe Vendin e tij, pёrfshirё kёtu edhe besimin. Njё fёmijё tetё vjeçe, e rritur nё kushte tё veçanta kujdesi e pёrpunimi mendor nё njё mjedis tё caktuar, vёshtirё se mund tё ruajё, pёr mё shumё se tridhjetё vite, formimin shpirtёror tё fёminisё sё parё.

Tё tjerё autorё, kryesisht tё shekullit tё shkuar, si Noli, Kruja, Gegaj, e vendosin nё kohё tё ndryshme largimin nga Shqipёria. Noli nё “Historia e Skёnderbeut” tё vitit 1949, pohon se Gjergji sё bashku me tё vёllezёrit mё 1438 gjindeshin nё Arbёri e bёhen qytetarё tё Venedikut.  Simbas kёtij shtjellimi del si pёrfundim se Gjergj Kastrioti duhet tё ketё shkuar nё Turqi nё moshёn 34 vjeçare, edhe se ai ishte konvertuar formalisht nё islamizёm nё vitin 1430, mbas disfatёs sё Gjon Kastriotit kundёr komandantit turk, Isa Evrenozit. Simbas Krujёs ai u dorёzua peng nё vitet 1428 – 1430, pra nё moshё 23 – 25 vjeç , ndёrsa At Athanas Gegaj shёnon si vit tё dorёzimit 1423, nё moshёn 18 vjeçe.  Madje nё shёnimin plotёsues ai shton : “Ёshtё njё konflikt i gjallё midis autorёsh. Pisko pranon 1413; Hopfi 1410; Anonimi Venecian 1418; Hammer, Panganel, Fallmerayer dhe Pisani, 1423; Noli 1421; viti 1421 pranohet nga Zinkeisen dhe Marinesco”

Mendoj se tё gjithё kёta variante, nё lidhje me njё ngjarje tё shёnuar tё jetёs sё Skёnderbeut, janё dёshmi e njё amullie shqetёsuese nё studimin e historisё sё tij e nxjerrin para studjuesve tё sotёm njё detyrim, pёrsa i pёrket pёrcaktimit tё sё vёrtetёs s’atij episodi shumё tё rёndёsishёm tё jetёs sё personazhit. Arsyetimi logjik i pasojave t’atij episodi ёshtё i lidhur me tё gjithё ecurinё e historisё sё tij, mbasi nёse ka shkuar fёmijё shpjegon pregatitjen e tij tё gjithanshme si njё ndёr personalitetet mё tё spikatur tё kohёs sё tij, por nёse ka shkuar i madh ёshtё i kuptueshёm motivi i brёndshёm i tij nё sendёrtimin e epopesё mё tё lavdishme tё popullit tё tij.

Njё tjetёr periudhё e errёt mbetet ajo, ndёrmjet kohёs kur u rrit e u shqua nё shkollёn e iç-ogllanёve nё Edrene dhe çastit kur u kthye nё Shqipёri mё 28 nёndor 1443. Nё tekstin e historisё, tё botuar nga Akademia e Shkencave e Shqipёrisё, mё 2002 thuhet:

“Funksionet si kuadёr osman pёr, vite tё tёra, i ushtroi nё Shqipёri, duke u lidhur me mjedisin vendas dhe interesat e familjes sё tij. Emri i Gjergj Kastriotit pёrmёndet pёr herё tё parё nё Shqipёri bashkё me ata tё vёllezёrve tё tij nё dokumenta tё vitit 1426 pёr çёshtje pronёsie. Nё kёtё kohё Skёnderbeu kishte mbaruar shkollёn e iç-ogllanёve dhe ishte nё Shqipёri si spahi, mё pas u bё subash i Krujёs dhe qёndroi nё kёtё post zyrtarisht deri nё fund tё vitit 1438, kur nё ziametin pёrkatёs ёshtё shёnuar se i rijepej Zaganoz beut.”

Nёse kjo ёshtё e vёrtetё simbas burimeve tё arkivave osmane, ёshtё i pashpjegueshёm fakti qё autorёt e parё tё historive mbi Skёnderbeun, bashkёkohёsit Dhimitёr Frengu e Gjon Muzaka, nuk thonё asnjё fjalё mbi kёtё qёndrim shumёvjeçar tё Gjergj Kastriotit n’Arbёri nё funksione tё larta tё perandorisё. Me qё periudha e viteve 30 tё  shekullit 15 ёshtё ndёr mё tё trazuarat e tij, me kryengritjet shqiptare, fitoret e para tё tyre tё lidhura me emrat e Arianit Komnenit, Andrea Topisё, Teodor Korona Muzakёs, Gjin Zenebishit e Gjin Bue Shpatёs e pastaj shtypjen e tyre me zjarr e me hekur, ёshtё tepёr interesante tё kuptohet se cili ka qёnё qёndrimi i Skёnderbeut, nё funksionin e subashit tё Krujёs kundrejt kёtyre ngjarjeve.

Shpjegimi i saktё i motiveve tё brёndёshme qё nxitёn Gjergj Kastriotin tё ndёrmerrte sipёrmarrjen mё tё vёshtirё tё gjithё historisё sё popullit tё tij, mendoj se pёrbёn njё tjetёr kapitull tё rёndёsishёm nё analizёn e asaj periudhe, nё tё cilёn ai pati rolin qёndror nё njё ndeshje madhore mes dy besimesh fetare, mes dy qytetёrimesh. Historiografia zyrtare e akademike e 70 viteve tё fundit e ka trajtuar epopenё e luftёrave tё Skёnderbeut si njё çast kulminant tё shpalosjes sё vlerave tё entitetit kombёtar arbёror. Pёr arsye tё shpjeguara mё sipёr ai ka qёnё vёshtrimi qё i dha asaj epopeje edhe Rilindja shqiptare, kryesisht nёpёrmjet veprave letrare tё shkrimtarёve shqiptarё e arbёreshё si Naimi, De Rada, Dara etj.

Duhej krijuar njё model qё tё ndikonte nё psikologjinё e shqiptarёve, pёr t’u marrё  nё çaste vendimtare tё jetёs sё tyre shoqёrore e politike, kur bёhej njё kёrkesё e patjetёrsueshme ideja e kombit tё bashkuar qё duhej tё shkёputej nga praktika disa shekullore e pjesёs mё perёndimore tё perandorisё Otomane. U zgjodh periudha mё e pasur me fitore ushtarake e historisё sё ilirёve-arbёrve-shqiptarёve e pёrqёndruar nё figurёn e Gjergj Kastriotit, njё figurё me pёrmasa evropiane e botёrore si objekt frymёzimi e mbёshtetjeje morale nё sendёrtimin e idesё sё kombit tё pavarur.  Por a i pёrgjigjej sё vёrtetёs historike njё ndёrpretim i tillё i shpirtit tё epokёs sё Skёnderbeut dhe i personalitetit tё tij?

Po tё lexojmё historianёt e vjetёr, por edhe tё shekullit tё shkuar, nё njё pjesё tё mirё tё tyre, nxirret nё pah faktori fetar si mё kryesori nё veprimtarinё e Skёnderbeut si prijёs populli, si udhёheqёs ushtarak e si burrё shteti. Dhimitёr Frengu, ish arkёtar i Skёnderbeut, tё cilin pёrkthyesi i tij nё shqip, Lek Pёrvizi, e njёjtёson me Anonimin Tivaras, i cituar si i pari jetёshkruajtёs i tij, na pёrcjell pёrgjigjen qё ushtria dhe populli i Krujёs i jepnin ambasadorёve tё Sulltan Mehmetit II nё gushtin e vitit 1467, nё rrethimin e dytё tё Krujёs :

“U pёrgjigjёn tё rrethuarit, se u kishte pasё ba herёn tjetёr tё njёjtin propozim, prandaj i kthenin tё njёjtёn pёrgjigje qё i dhanё atёherё, e pёr çdo rastёsi apo lojё fati do tё pranonin tё vdisnin me nder e lavdi nё shёrbim tё fesё tё Zotit tё tyre Jezu Krishtit dhe tё Princ Skёnderbeut, se sa t’i nёnshtroheshin njё skllavnie poshtruese e tё turpёshme…”  

Ky ishte qёndrimi i njёjtё i prijёsit dhe i popullit tё tij, tё cilёt edhe nё çastet mё tё vёshtira gjenin ngushullim, fuqi e guxim nё besimin tek Jezu Krishti dhe doktrina e tij. Fan S.Noli sjell njё tjetёr çast tё vёshtirё, nё tё cilin ishte pёrhapur paniku nё popull, para rrethimit tё parё tё Krujёs, mbas disfatave tё Sfetigradit e Beratit e mbas prerjes sё ndihmave nga princёt arbёr :

“Pasi pёrhapi nё tё gjitha anёt se kishte njё lajmё gazmore, i mblodhi tё gjithё oficerёt, tёrё ushtrinё dhe popullin nё njё fushё tё hapur, hipi nё njё breg dhe tregoi kёtё ёndёrr:

“Natёn e shkuar, kur flinja, pashё nё ёndёrr Shёn Gjergjin…. Mё tha qё krahu i Perёndisё do tё mё mpronjё mua dhe popullin tim, sa mё tepёr tё na shtohen rreziqet. Se ёshtё e shkruar nё qiell tё rronj dhe tё vdes Kryezot i Arbёrisё, dhe mizёritё e Anadollit pёrpiqen mё kot tё mё tundin nga froni i stёrgjyshёrve. Pastaj Shёn Gjergji m’a zgjati dorёn, dhe m’a dha shpatёn e ndriçme me kёto fjalё: “Merre kёtё shpatё, armё qё t’a dёrgon vetё Perёndia, dhe me kёtё shtriji nё kёmbёt e tyre tё gjithё armiqtё qё e luftojnё Shqipёrinё dhe Krishterimin”   

Episodi nё vetvete pasqyron njё gjetje tё suksesёshme tё prijёsit, pёr tё rivendosur qetёsinё tek bashkёluftёtarёt e tij, nё njё pёrputhje mendimi me peshkopin Pal Engjёlli, por ai dёshmon edhe besimin e thellё qё ushqente nё shpirtin e tij. Ai besim, tё cilin e bashkёndante me krerёt dhe popullin e tij, ёshtё nё bazёn e tё gjithё veprimtarisё politike e shtetёrore tё Skёnderbeut e udhёheqjes arbёrore tё kohёs. Mjeku, historiani e shkrimtari Paolo Jovio, autor i njё vepre tё madhe historike prej 35 vёllimesh “Historiarum sui temporis” (Historia e kohёs sё tij), nё veprёn e tij “Skёnderbeu dhe Sulltanёt e Turqisё”, na jep tё plota dy letra tё vitit 1445, tё shkёmbyera ndёrmjet Sulltan Muratit II dhe Skёnderbeut. Nё letrёn qё mban datёn 16 qershor 1445, Sulltani shprehet kёshtu:

“Po tё lejoj qё t’a mbajsh lirisht shtetin, qё tё takon si trashёgim, me kusht qё tё mё kthesh atё pjesё tё Arbёrisё, qё ne kemi marrё nga tё tjerёt e jo nga prindi yt, qё ti e ke pushtue dhe qё e mban kundёr vullnetit tim. Si rrjedhim, mendo tё m’a kthesh, pёrndryshe tё betohem pёr Zotin dhe profetin e tij, Muhametin, pёr shpirtin e babёs e pёr shpatёn time qё do tё kthej çdo fuqi timen kundёr teje. Do tё dёboj prej atij vendi pёr inatin tand, e nё qoftё se e kupton ç’asht jeta, do tё detyrohesh tё shkosh duke kёrkuar lёmoshё rrugave…” 

Gjergj Kastrioti, nё letrёn e tij tё pёrgjigjes, qё daton 12 gusht 1445, ndёrmjet tё tjerash shprehet kёshtu:

“Kёshtu kam shpresё se ti do t’a gjykosh tё drejtё, i mundur nga arsyeja, qё tё pёrqafosh fenё e krishtenё, e vetmja nё tё cilёn njerёzit kёrkojnё e gjejnё shpёtim, kurse jashtё saj çdokush humbet. Dhashtё Zoti qё ti tё ndriçohesh nga Shpirti i Shenjtё, tё pagёzohesh e tё fillojsh me jetue si i krishtenё. Atёherё do tё kisha dёshirё me tё nderue si ma i madhi mbret i botёs, me qenё mik i  yti (siç kam qenё) dhe shёrbёtor besnik….”

Besoj se kёta fragmente letrash dёshmojnё qartё se sa i thellё e i pakundёrshtueshёm ishte besimi i krishterё nё mёndjen dhe zemrёn e Gjergj Kastriotit, sa qё guxon t’i kёrkojё edhe Sulltan Muratit kthimin e tij nё Krishterim. Historiani i njohur At Athanas Gegaj, duke komentuar nё veprёn e tij ёndrrёn e Skёnderbeut, tё pёrshkruar mё sipёr nё variantin e Fan Nolit shprehet kёshtu:

“Kёto anekdota e shumё tё tjera u treguan nga ANTIBA – RENSIS – BIEMMI. Kjo na jep idenё e mentalitetit tё popullit. Skёnderbeu ishte fetar, madje i krishterё fanatik. Nё shkatrrimin e madh ku ndodhej ai priste vetёm ndihmёn e Zotit. Familja e tij kishte tradita fetare; njё vёlla i Skёnderbeut u bё murg, njё i afёrm tjetёr ishte prift dhe familja e vet do mbёshteste klerikёt. Ky vizion i P.Gjergjit pёr Skёnderbeun i dha rastin poetit kombёtar arbёror, Gjergj Fishta tё shkruajё njё poezi shumё prekёse.”     

Madje duhet shtuar se klerikёt ishin shtylla vertebrore e pushtetit tё tij e, sidomos, e politikёs sё tij tё jashtёme, nё tё cilёn ndihmesa e Pal Engjёllit dhe sivёllezёrve tё tij ishte e pazёvendёsueshme. Ndihma e Zotit, tё cilёn autori thotё se e priste Skёnderbeu, nuk i ka munguar prijsit tё Arbёrvet deri nё fund tё jetёs sё tij tokёsore. Fitoret e parreshtura kundrejt ushtrive otomane, disa herё mё tё mёdha nё numur luftёtarёsh, nё mjete e municione, nuk mund tё jenё vetёm frut i gjenialitetit tё tij nё fushёn ushtarake, as edhe i shpirtit luftёtar tё popullit tё tij i cili, n’ato pёrmasa nuk ёshtё shprehur as mё parё dhe as mё mbrapa nё gjithё historinё e tij. Nё mbyllje tё veprёs sё tij, Noli del nё kёtё pёrfundim:

”Papa Nikolla V i dha Skёnderbeut titullin e kampionit tё Krishterimit, tё cilin pastaj i a konfirmuan suksesorёt e tij Kalisti III, Pius II dhe Pali II. Kёtё titull e meritoi me fushatat e veta. Qё mё 1443, kur u thirr prej Eugjenit IV, gjer mё 1468, domethёnё pothuaj 25 vite me rradhё, luftoi pa prerё, me pёrjashtimin e dy armёpushimeve tё shkurtёra, gjithёnjё nёnё urdhёrin e fuqive tё tjera me autorizatёn e Papёve pёrsёri. Sikundёr na thotё Papa Pius II : “E shkoi pothua tёrё jetёn duke luftuar pёr Krishterimin”. Prandaj Kalisti III, nё njё letёr me datёn 11 shtator 1457, i shkruante : “Nuk ka njeri nё botё, i cili tёё mos ju lavdёronjё deri nё qiell si njё kryemprojtёs tё vёrtetё dhe si njё kryeluftёtar bujar tё Krishterimit” . 

Pёrfundimet e Nolit nё veprёn e tij, tё cilёn Mustafa Kruja e quan si “shёrbimin mâ tё madh qi i ka bâ atdheut tё vet”, respektojnё e i pёrgjigjen pёrfytyresёs sё figurёs sё Skёnderbeut nё historinё botёrore. Gjithmonё fitues, nё njё çerek shekulli luftёrash nё krye tё njё populli tё vogёl qё i bёnte ballё rrebesheve tё perandorisё mё tё fuqishme tё kohёs, pёr tё mbrojtur sё bashku me trojet e tij atёrorё edhe vlerat e Krishterimit e tё qytetёrimit tё tij, ai u shqua veçanёrisht pёr faktin se luftoi nё kufijtё e principatёs sё tij, pa marrё pjesё nё pushtime tё tjerё territoresh, siç kishin bёrё mё shumё se dy shekuj mё parё kryqtarёt e drejtuar nga mbretёrit e Perёndimit.

Pra, siç del nga tё gjithё faktet e vlerёsimet e sjellura, motivi fetar ka qenё ai vendimtari qё ka pёrcaktuar zhvillimin e ngjarjeve nё epopenё e Skёnderbeut. Mund tё jetё bindёs apo jo, i ligjёruar apo jo, pozitiv apo jo, varet nga kёndvёshtrimi dhe mendёsia nё tё cilёn analizohet dukuria. Por nuk mund tё anashkalohet dhe, aq mё pak tё mohohet, duke u zёvendёsuar nga ai kombёtar. Mund tё diskutohet gjatё mbi tё gjithё vёshtrimet apo dritёhijet e asaj epoke madhёshtore tё historisё sonё, por nuk mund tё mohohet thelbi i saj. Njё sintezё e shkurtёr e gjithё asaj epopeje gjёndet nё njё fragment tё veprёs sё Mustafa Krujёs, “Historia e Skёnderbeut”:

“Nё kёte pёrpjekje viganash, jo mâ pak tё pёrgjakёshme pёrgjithёsisht se tё tjerat, qe prap Ballabani qi u thye. Por fuqít e Sulltanit rridhshin pajadamё prej burimesh tё pashterrueshme tё nji perёndorije qi pёrfshinte anembanё Dardanelavet gjithё Anadollin e krejt gjysishullin ballkanik gjatё Danubit e Savёs mbё nji anё, dhe Egjeut, Jonit e Adrijatikut nё tjetrёn, pёrveç nji ishulli tё vogёl Shqiptarёsh nёn nji prinjёs qi kishte damё me u bâmё flí e krishtjanizmёs me gjithё popullin e vet”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here