Prishtinë: Theret me thikë një person, i dyshuari në arrati

0
26

Një person është therur me thikë mbrëmë në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë.

Policia e Kosovës bën të ditur se viktima është sulmuar nga dy të dyshuar meshkuj.

Sulmi sipas viktimës ka ndodhur për shkak të një problemi të mëhershëm që kishte vëllai i tij me të dyshuarit.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit gjenden në arrati.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here