A duhet hequr sytjenet nga gardëroba?

0
36

Ftesa e profesor Jean-Denis Rouillon, i Centre Hospitalier Universitaire në Besancon, të Francës është hiqini sytjenet nga gardëroba e femrave.

Sipas ekspertit francez, kjo veshje femërore nuk i lejon muskujt që të punojnë rregullisht, duke i mbajtur gjinjtë nën presion.

Por nga ana tjetër theksohet se sytjenet nuk janë aspak përgjegjëse për “rënien” e gjoksit, përkundrazi. Madje nuk ka arsye që ato të eliminohen nga gardëroba.

Është kjo ftesa që bën doktori italian Carlo Magliocca, kirurg plastik dhe anëtar i këshillit drejtues të Kirurgjisë Plastike dhe Estetike, (Sicpre).

Magliocca shprehet: “Ky studim francez duhet parë me shumë kujdes. Kjo pasi është bazuar në një numër të kufizuar femrash, 330 nga mosha 15 deri në 35 vjeç, të cilat janë mbajtur nën vëzhgim për 15 vjeç. Por për të zbuluar se mbajtja e sytjeneve frenon gjoksin, atëherë si mund ta shpjegojmë që ka gjinj të mëdhenj dhe të vegjël”.

Edhe për shfaqjen e tumoreve nuk ka asnjë të vërtetë, të paktën asnjë të provuar shkencërisht.

Ndërkohë sytjenet bëjnë që femra të mbajë një qëndrim më të drejtë të trupit, duke mos qëndruar shumë e përkulur.

Mbi të gjitha sytjenet duhet mbajtur gjatë aktiviteteve fizike, për të garantuar një ekuilibër më të madh të trupit. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here