Telefoni i parë me 10 GB RAM mund të jetë afër lansimit

0
78

Ndërsa telefonat i afrohen konkurrencës kritike, ne mund të fillojmë të shohim një ngritje të vogël të specifikave, me qëllim që pajisjet të dallohen nga turma – veçanërisht në pajisjet që dalin nga Lindja e Largët.

Këtu hyn në lojë një variant i ri Oppo Find X, i cili thuhet se do të arrijë me një total marramendës prej 10GB RAM në bord. Nëse një kompani tjetër tashmë nuk ka pregatitur diçka të ngjashme, do të jetë telefoni i parë që do të paketojë një fuqi të tillë.

Pajisja ishte vërejtur nga një lexues i GizmoChina i cili zbuloi në një listë të TENAA që tregon Find X me këtë dozë të memories RAM dhe 256GB hapësirë ruajtëse.

Oppo Find X është tashmë një makinë e rëndë në aspektin e specifkave kryesore. Versioni i tanishëm i telefonave AMOLED 6.42 inç ofron një 8GB RAM të shëndetshëm të kombinuar me 256GB hapësirë të integruar.

Telefoni është gjithashtu i mundësuar nga procesori Snapdragon 845, me një kamerë kryesore me 25 megapikselë, plus dy kamera tjera (16 dhe 20 megapikselë). Ka edhe një paketim të madh baterie prej 3.730mAh.

Nëse modeli i ri do të jetë telefoni i parë për të arritur me 10GB RAM, mbetet për t’u parë. Për krahaism, iPhone XS Max ka vetëm 4GB RAM

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here