Bleona Qereti do kthehet në Shqipëri pas 15 vite largim, zbuloni arsyen

0
87

Duke iu përgjigjur pyetjeve nga Facebook në “Xing me Ermalin”, Bleona ka zbuluar lajmin e madh se mendon të kthehet në Shqipëri.

‘E mendon të vish të jetosh në Shqipëri?’, ishte pyetja e një fanseje.

“Realisht po mendoj që të kthehem, ndoshta jo për të jetuar por për të kaluar 6 muaj Shqipëri, 6 muaj në Amerikë”, tha Bleona.

Këngëtarja zbuloi se në Shqipëri do realizojë një këngë në shqip për të cilën ka 2 vjet që punon dhe mendon se tani ka ardhur koha.

“Jam duke e menduar këtë ide sepse dua të nxjerr edhe një këngë shqip që ka 2 vjet që po flitet. Më në fund do ndodhi tani. Do jetë gjë shumë e bukur. Tek e fundit Shqipëria është vendi im, është normale. Mendoj që 6 muaj në Shqipëri do të ishte vërtet perfekte për mua dhe me këtë po merrem. Ajo që më sjell në Shqipëri është realisht dashuria e njerëzve, e publikut tim dhe fansave të mi sepse unë pa atë nuk jetoj dot”, u shpreh Bleona.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here