Fifi mbyll thashethemet për raportin me Luanën, ja çfarë i shkruan publikisht

0
74
Filloreta Raçi e njohur si Fifi ka qenë pjesë e “Shiko kush Luan” në sezonin e kaluar.

Por, meqë filloi sezoni i ri dhe ajo nuk u pa të jetë pjesë e tij, filluan thashethemet se ajo ka prishur raportet me Luanën, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja kishte reaguar ashpër duke ua mbyllur gojën të gjithëve me sqarimin se kontrata e saj në këtë televizion ka mbaruar.

Ajo nuk u ndal me kaq, në llogarinë e saj në Instagram, Fifi ka uruar Luanën për sezonin e ri, duke i dëshiruar asaj më të mirat.

“Suksese o yll me sezonin e ri. Tu shtoft vullneti per pune”, ka shkruar Fifi.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here