Haradinaj për veteranët: Nëse ka dallavere, jam për largimin e mashtruesve

0
75
“S’dua askush ta gëzojë të drejtën që s’i takon”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur përsëri për temën e listave të fryra të veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka thënë në T7, se “nëse ka dallavere, jam për t’i larguar” njerëzit mashtrues.

“S’dua askush ta gëzojë të drejtën që s’i takon”, është shprehur Haradinaj.

“Por, s’do ta mohoj të drejtën e atyre që luftuan”, ka theksuar shefi i ekzekutivit kosovar, dikur komandant i UÇK-së.

“S’mund të më thotë askush s’e kanë qenë shumë në Dukagjin”, ka thënë Haradinaj.

“Lufta në Dukagjin ishte më masive se në çdo zonë tjetër”, ka deklaruar kryeministri i vendit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here