Thaçi: Demonstrata paqësore e studentëve i dha dinamikë të re zhvillimeve në Kosovë

0
66

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar sot 21 vjetorin e protestës së studentëve, duke thënë se demonstrata paqësore e studentëve të Universitetit të Prishtinës i dha dinamikë të re zhvillimeve politike në Kosovë.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se falë përpjekjeve të shumë gjeneratave, Kosova arriti objektivat e saj historike: çlirimin, lirinë dhe pavarësinë.

“Sot janë bërë 21 vjet, por ende i kemi të freskëta kujtimet nga demonstrata e 1 Tetorit 1997. Ishin ditë kur studentët dhe të rinjtë tanë nuk e duronin më dhunën dhe nëpërkëmbjen e përditshme të policisë serbe, si dhe shtypjen e çdo të drejte politike dhe kombëtare nga regjimi serb. Demonstrata paqësore e studentëve të Universitetit të Prishtinës, me mbështetje masive, i dha dinamikë të re zhvillimeve politike në Kosovë. Shumë të rinj dhe të reja nga Universiteti i Prishtinës, më pas, iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Falë përpjekjeve të shumë gjeneratave, Kosova arriti objektivat e saj historike: çlirimin, lirinë dhe pavarësinë!”, shkruan Thaçi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here